Hyrëse e kreut 4
“ Ard td…” 12.45 PM
…..
“Më shkruaj…”
12.52 PM
….
“Më mungon sh…” 1.03 PM
…
“Pse bëhesh i keq
shpirt?” 1.12 PM
…
Kreu 4
Në sallën e konferencave të hotelit “Sheraton” po zhvillohej
një takim me një ekip investitorësh nga Izraeli dhe Ardian Xama ndonëse i
shihte mesazhet e marra nga “SUELKA” nuk ktheu përgjigje. Kishte shkuar në atë
takim i porositur nga Kryeministri. I duhej të njihej me projektin. Nuk kishte marrë materialin më parë. Me Ministrin
e Energjitikës, që drejtonte takimin, nuk kishte shkuar mirë. Ai ishte ashtu si
e cilësonte kryeministri – një e keqe e domosdoshme. Ky i fundit nuk i kishte
thënë nëse duhej t’i raportonte apo jo, ndaj po përqëndrohej tërësisht për të
zbuluar ku ishte “yçkëla”.
Psikoterapistja e humbi durimin dhe shau me vete “Kushedi
ç’të duket vetja Xama, por mos harro se këto gjinj kanë hedhur poshtë burra më
të zotë se ti!” dhe ju hodhi një sy gjinjve, që tashmë kishin nevojë për
pak ngritje. “Katnar dreqi!” shtoi dhe
doli nga studioja e saj për të ngrënë drekë. Restoranti “T’komk’tu”, ku hante
zakonisht ishte thuajse i zbrazët. Porositi një sallatë dhe priti t’ja sillnin.
Që kur i shoqi kishte nisur punë në kryeqytetin e vendit fqinjë nuk gatuante
më. Vetëm kur priste në shtëpi të ftuar të veçantë. I pëlqente të krenohej me
aftësitë e saj gatuese dhe përkushtimin që kishte për karrierën e të shoqit. Të
ftuarit ja njihnin mirë aftësitë dhe nuk i vinin në dyshim këto dy cilësi të
saj. Veçanërisht të dytën.
Asaj i pëlqente të tregonte se sa i zoti ishte ai, por dhe
se i mungonte cilësia e “salesman” ndaj i duhej asaj vetë të ndërhynte për t’i
gjetur vendin që meritonte. Dhe disa vende të tilla të merituara ishin gjetur
në disa qytete europiane. E kapte malli për të, por njëkohësisht “dëshëronte
shumë, që ai të ishte I realizuar!” Suelka Kalo kishte klientë shumë njerëz me
ndikim në kryeqytet. Ishte në gjendje të bënte shumë për ata që i donte. I
shoqi ishte mes tyre. Konsiderohej si psikoterapistja më e shtrenjtë dhe
ndoshta edhe më e mira, nëse do ju besoje klientëve të saj. I kishte mrekulluar
të gjithë.
Ardian Xama kishte qënë për 6 muaj klient i saj dhe ajo ende
nuk e kishte kuptuar nëse ai kishte vërtet probleme stresi dhe psikike, apo
ishte afruar vetëm për të flirtuar me të. Kishte dinakërinë e një fshatari dhe
nuk hapej as gjatë seancave. Ndaj i ishte dukur interesant. Për më tepër ishte
i rëndësishëm në rrethet e pushtetit. Ishte përpjekur t’i mësonte të bënte
dashuri më pak brutale, por Xama ishte kokëfortë.
Kamarierja i solli sallatën. Ndërkohë një tingull i
telefonit shënoi shfaqjen e mesazhit të nëndrejtores së Arkivit të Shtetit- “Mund të vij të të takoj? E kam të
domosdoshme!”. Ju përgjigj se mund të vinte dhe të hanin drekën bashkë nëse
nuk ishte larg. Tjetra ju përgjigj se do nxitonte. Ndoshta do ishte atje pas 10
minutash.
(vijon)
No comments:
Post a Comment