Pas një heshtjeje të çuditshme rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ditën e enjte Rama u paraqit para gazetarëve me megalomaninë e një Shpëtimtari të çështjes së Kosovës dhe deklaroi se ju kishte dërguar një draft për Asociacionin krerëve të vërtetë të Bashkimit Europian, Makron dhe Sholc. Në deklaratën dhe sjelljen e tij gjatë konferencës ndjehej madhështia e dikujt që ka pritur gjatë që “kalamajtë“ të pushonin sherrin e tyre dhe kur e pa që kjo nuk po ndodhte, u detyrua si një politikan i madh të ndërhynte.
Por mënyra e paraqitjes së aktit të tij është vetëm njëra
nga të metat e mëdha të veprimit të tij politik. Edhe pse mundohej ta paraqiste
si një qëndrim të barazlarguar nga palët, nënteksti ishte që nuk mund të linte
Albinin, “që të tkurrte dhe tkurrte Kosovën në sytë e aleatëve”. Ai që përfitonte
politikisht ng a ndërhyrja prej Shpëtimtari e Ramës ishte vetëm presidenti Vuçiç,
i cili mund t’ju thotë sërbëve që nuk e duan: “Ja dhe Tirana është me ne!”
Ka pak rëndësi cilësia e draftit apo ekipi i “top ekspertëve”,
që sipas Ramës e kanë përpiluar këtë draft. Ajo që është e rëndësishme është se
sipas kryeministrit shqiptar “ai e ka ditur prej kohësh se të dy palët nuk e
duan Asociacionin dhe prej muajsh ka përgatitur këtë draft, që ta nxirrte në çastin
e kulmit të konfliktit”. Edhe pse në kontakte të vazhdueshme me presidentin sërb
dhe kryeministrin e Kosovës, Rama nuk u shpreh nëse ata ja kanë deklaruar këtë
në bisedat me të?! Ka qënë vetëm nuhatja e hollë politike, që ka vepruar me kaq
largpamësi për diçka që nuk ja kërkonte kush? Apo ishte në vazhdën e dëmtimit që
Rama ka disa vjet që po ja bën figurës së Albinit?
Edhe pse qëndrimet dhe deklaratat e Kurtit gjatë muajit të
fundit nuk kanë qënë të përkryera, futja pakujdes dhe e pakoordinuar me Kosovarët
e duarve të Ramës në balanceën e brishtë të ngjarjeve të Veriut të Kosovës nuk
e kanë ndihmuar çështjen shqiptare. Nuk ka patur deri tani asnjë shënjë të dërgimit
të diplomatëve shqiptarë për të shpënë kumtin e Ramës tek Albini, nuk ka asnjë
shënjë se Shqipëria dhe Kosova janë në mos në unison, të paktën në përpjekje të
vazhdueshme për të pasur një qëndrim të njëjtë. Edhe pse sjellja “e ashpër”
ndaj Albinit nuk ndikon në qëndrimet e Eskobarit dhe Lajçak (një lloj tolerimi I
Vuçiçit prej tyre varet nga rrethana të tjera gjeopolitike), ato e venë Albinin
në një pozitë edhe më të zorshme në bisedimet me ta.
Eshtë kjo mënyra për të marrë maksimumin e mundshëm në
interes të Kombit nga këto bisedime?
Nuk është e sigurt se sa ndikon deliri i madhështisë,
amatorizmi I tij në politikën e jashtme, apo të tjera lidhje të fshehta në këtë
qëndrim të kryeministrit shqiptar, por ato në rastin më të mirë janë qesharake
dhe në më të keqin janë kundër interesave të Kombit.
No comments:
Post a Comment