Sërish, brenda disa ditëve, Edi Rama del si Shpëtimtar i shqiptarëve që jetojnë në rajonin e Ballkanit, madje dhe i gjithë vendeve ballkanike, duke anulluar një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Kosovës. Nënteksti është pak a shumë i tillë: “Kurti u çmend se po e prish Kosovën me aleatët, ndaj unë duhet të bëj ç’është e mundur që ta shpëtoj Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë Ballkanin!”
Sipas Ramës, mbledhja e punës (dhe festive) e dy qeverive,
nuk duhej të bëhej në situatën e tensionuar të veriut të Kosovës dhe acarimit të
qeverisë kosovare me BE-në dhe Amerikën. Në vend të saj ai kishte propozuar, që
të bëhej një takim i tij me Kurtin vetëm në praninë e Ministrave të Jashtëm dhe
të Mbrojtjes për pikën nevralegjike të ditëve të fundit?!
Me të drejtë Kurti kishte
thënë se nuk ka arsye të anulojmë mbledhjen, por një bisedim të veçantë
vetëm me të kryeministrave dhe ministrave të tjerë (të anës tonë kukullat Xhaçka
dhe Peleshi) mund të bëhej pas saj duke u përqëndruar në kriza. Rama nuk e
pranoi dhe mbledhja midis qeverive u anullua, duke e lënë Albin Kurtin edhe më
të dobët në opinionin brenda Kosovës dhe jashtë saj.
Pyetjeve të gazetarëve për marëdhëniet e Shqipërisë me Aleatët
dhe me Kosovën, Rama në mënyrë mashtruese (por edhe budallaqe) ju përgjigj se
nuk ka “me”, por se Shqipëria është një me aleancën euro-atlantike sepse është
anëtare e NATO-s. Pra sipas tij është I detyruar të mbajë në ]ështjen e Kosovës
të njëjtin qëndrim që mbajnë aleatët tanë, pra BE dhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Pranoi se ne nuk kemi pse të mbrojmë Kurtin faqe amerikanëve dhe
europianëve sepse ne jemi pjesë e tyre?!
Unë nuk mendoj se është ]mendur Kurti dhe as se është
]mendur Rama. Ndonëse ka mundësi që Kurti mund të veprojë taktikisht më me
zgjuarsi dhe me më pak deklarata të pakujdesshme ndaj të huajve, ai mundohet të
frenojë një marëveshje e cila sot favorizon më shumë sërbët, sepse lufta në
krahinë ka sjellë raporte të tjera me lojtarët kryesorë. A do t’ja dalë? Mbase
edhe do dështojë dhe do humbasë mbështetjen në vend, gjë që mund të sjellë rrëzimin
e qeverisë së tij.
Por Rama gënjen haptazi kur thotë se kët e bën për të mirën
e Kosovës dhe aq më tepër kur Shqipërinë e bën pjesë të “NE” euro-atlantike. Ne
jemi një vend i NATO-s, por jemi atje për të mbrojtur interesat tona dhe jo vetëm
ndaj kundërshtarëve të Aleancës por dhe anëtarëve të saj. Greqia dhe Turqia janë
anëtare të NATO-, por disa herë kanë qënë në prag të luftës me njëra tjetrën. Po
kështu edhe shumë shtete të tjera duke përfshirë të mëdhenjtë. Aleanca
euro-atlantike është një marëveshje vendesh por kurrsesi intersat e tyre nuk
janë identike.
Interesi i Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë është që Kosova të
njihet sa më parë nga të gjithë (ve]anërisht nga Sërbia) dhe brenda një territor
të përcaktuara nga marëveshjet e mëparshme. Sigurisht që është një proces i gjatë
dhe i vështirë dhe që nuk ka një zgjidhje të artë. Por nuk duhet menduar asnjëherë
se zgjidhja që ofrojnë sot ata që ndihmuan krijimin e Kosovës së Pavarur është
zgjidhja ideale për interesat tona. Në fund të fundit ne jemi një vend shumë I vogël
dhe zgjidhjet për Veriun e Kosovës variojnë. E rëndësishme për euro-amerikanët është
të gjendet një zgjidhje e shpejtë, që mund të ndihë lergimin e Sërbisë nga
Rusia, por k jo nuk është e thënë që është zgjidhja më e mirë për shqiptarët.
Në gjithë këtë zallahi shqiptaro-kosovare, ajo që më shqetëson
më shumë është se si do jetë shteti i madh shqiptar, kur të ketë edhe Kosovën
brenda. Do duhemi apo do therremi?
Shënjat nuk janë të mira.
No comments:
Post a Comment