Në vazhdën e veprimeve të menjëhershme për të shpëtuar shkallëzimin e situatës në rajon, kryeministri Rama ka shkarkuar Gjicin, menjëherë sa u bë publike videoja seksuale. E kuptueshme se si një zonë shqiptare shumë e lidhur me Kosovën, Kukësi dhe kryebashkiaku i tij nuk duhet të tregonte këtë pandjeshmëri. Veprimi i tij mendjelehtë kontraston me preokupimin e madh që ka treguar kryeministri ndaj veprimeve të Kurtit dhe izolimit që po i bëhet Kosovës. Për këtë veprim Rama është konsultuar edhe me autoritetet amerikane dhe ato europiane, të cilat më parë (në rastin e Bill Klinton) kanë pasur qasje të ndryshme për kryerjen e marëdhënieve orale seksuale në një zyrë titullari. Ka të dhëna që më i ashpër me rastin Gjici është treguar Boreli, i cili mësohet se ka thënë- “Shpërthimi i Gjicit mbi tavolinën e Zyrës mund të sjellë një konflikt të armatosur në rajon!”
Gjithashtu mësohet se me porosinë e kryeministrit, Agastra
po përgatit një qarkore, ku përcaktohen qartë kriteret që duhet të ndiqen nga
zyrtarët e lartë socialisë, kur për shkak të stresit kanë nevoja të domosdoshme
për të kryer marëdhënie seksuale në zyrë (një dukuri shumë e përhapur kjo tek Përparistët).
1.
Të mos kryehen marëdhënie seksuale nëpër zyra deri
në miratimin e “Draftit Edi” për Asocacionin e komunave me shumicë sërbe.
2.
Të kihet kujdes nga filmimet e mundëshme,
prandaj të mos lejohen celularë ose objekte të tjera që mund të kenë kamera
brenda si çanta, kuleta, karfica të mëdha etj. Funksionaret femra mos lejojnë
partnerë me tokëza rripash të mëdha, syze dielli etj.
3.
Në të gjitha rastet të përdoren mbrojtës të
miratuar nga Ministria e Shëndetsisë për të mos krijuar situata ku përdhosen
flamuri shqiptar, ai europian apo portreti i Ismail Qemalit, objekte këto që
ndodhen në të gjitha zyrat shqiptare.
Ndonjëherë edhe gjërat më të rëndomta mund të sjellin
zhvillime të paimagjinueshme në situatat delikate në Europë. Safeti nuk duhet të
kishte rënë në kurthin e një provokatoreje, që me siguri paguhet nga Vuçiç.
No comments:
Post a Comment