Një miku im ka dobësi proverbat, kurse unë sloganet. Proverbat janë shumë filozofike dhe jo të lehta për t’u mbajtur mend, ndërsa sloganet godasin në shenjë, kujtohen pa vështirësi dhe edhe sikur të thuash ndonjë fjalë gabim, të gjithë e kuptojnë që është slogani i një partie të caktuar, ose i një politikani. Dhe nuk është e nevojshme ta kujtosh gjatë, se vijnë zgjedhjet e tjera dhe me to edhe sloganet e tjera.
Në vendet “e zakonshme” (për të mos thënë normale), në
zgjedhjet lokale kandidatët për kryetarë bashkie apo guvernatorë kanë sloganet
e tyre. Me sa kujtoj edhe në Korçë dikur kandidati kishte një slogan “Korça, ku
dua të jetoj”, që shpejt u kthye në “Korça, ku dua të rrëmbej”, por duket se këto
i përkasin të kaluarës. Tani Partia në pushtet ka zgjedhur një slogan të vetëm
dhe një fytyrë të vetme. Kryeministrin Rama dhe “Vetëm përpara!”.
Si artist (pakëz i dështuar) Rama ka pasur gjithnjë ide
interesante, ose më mirë ka kërkuar të ketë ide interesante. Një herë kishte
lyer muret e dhomës me feçe dhe kishte shkruar dhe skicuar mbi të. Një herë
tjetër kishte dashur të bënte një bunker me kufoma të rrjepura bagëtish. Duhet
të ketë pasur edhe shumë ide të tjera interesante, që unë nuk i njoh. Ndaj dhe
u mundova të thellohesha në këtë sloganin e fundit nëse kishte të bënte me
fshirjen e të shkuarës, me një pohim të sinqertë të motiveve të tij apo me të
dyja këto bashkë.
Se që ka hyrë në politikë për para këtë e di edhe më bufi
mes socialistëve. Që ju ka dhënë edhe shembullin e tij të gjithë vartësve , këtë
e di edhe Pandeli Majko. Që ka vjedhur edhe pa pikë marifeti këtë e di dhe
Eduard Shalësi.
Por a është ky slogan, një marifet për t’I thënë popullit
paks katër vitesh që ne e mbajtëm premtimin? Për para ju kërkuam votën dhe para
bëmë?
Eshtë e vështirë të kuptosh një narcisist, sepse është në
natyrën e tyre të përzjejnë mburrjen me gënjeshtrën, sinqeritetin me arrogancën,
përçmimin me marrëzinë. Ndaj dhe mund të nxjerrin ç’ju vjen nga prapanica e t’ja
u thonë të gjithëve.
Ndoshta është një sinjal për kandidatët që rikandidojnë, që
të mos japin llogari para elektoratit kur ju thonë pse nuk i keni mbajtur
premtimet. “Ne shikojmë vetëm përpara, për
ato mbrapa nuk japim hesap!”
Kjo puna e “Përparas”, më kujton edhe një episode komik të
viteve ’70, që përsëritej shpesh me një shpërndarës të gazetës së Korçës “Përpara”.
“Riko sa e ke atë përpara?” e pyesnin, kur të gjithë e dinin se gazeta ishte
vetëm 3 lekë të vjetra.
“Përpara” e Ramas vlen miliona euro në kurriz të
taksapaguesve.
No comments:
Post a Comment