(vijim)
Me dëshirë dhe ngutje përgatitëm bashkë me kolegen Matilda
Pando dhe mikun tim konstruktor Ferdinand Kosti në më pak se një muaj,
projektin e Muzeut që u miratua në KRRT dhe mori lejen e ndërtimit. (Në foto
paraqitet fasada e projektit grek që ishte i pamundur të miratohej.) Me dëshirën
e mirë për të pasur diçka më të plotë në të ardhmen, meqënëse edhe Gen-Plani i
Bashkisë parashihte edhe një fazë të dytë, punuam edhe projekt-idenë e
zhvilluar të saj. Renderat e Fazës 2 Bashkia i paraqiti në botimin e saj të përmuajshëm.
Cuditërisht, pas disa muajsh, kur nisën gërmimet dhe
themelet e objektit, mësova se Bashkia nuk kishte paguar konstruktorin Kosti
dhe nuk kishte qënë as e interesuar për projektin e plotë konstruktiv. Kishte
diçka që nuk shkonte në këto veprime, të cilat ishte edhe vështirë t’ju gjeje
gjurmët sepse Bashkia edhe ishte edhe nuk ishte investitore e veprës. Paratë e
fondacionit grek nuk i ishin dhënë Bashkisë së Korçës, por i administronte njëfarë
Andrea Mico. Atëhere mësova dhe se minoritari Mico ishte burri i kushërirës së
parë të Peleshit. Kuptohej që kishte diçka që qelbej erë, por duke qënë larg
dhe pa pasur të gjitha të dhënat nuk I pyeta as Kryetarin dhe as nënkryetarin e
atëhershëm të Bashkisë, Raqi Filon.
Në tetor të vitit 2008 u ndodha në Korçë dhe i takova dy
drejtuesit e Bashkisë. Kryetari që donte të më tregonte vilën e tij gati në
përfundim, propozoi të kalonim edhe nga Muzeu, konstruksioni i të cilit tashmë
kishte dalë mbi bodrum. Ndonëse kalimthi me makinë, e dallova që nuk ishte
projekti jonë që po zbatohej. Ja thashë këtë kryetarit Peleshi i cili i habitur
mori në telefon Micon dhe i shpjegoi që duhej të takohej me mua se diçka nuk
shkonte me zbatimin. Nuk di ç’theshte Micoo në anën tjetër të telefonit, por unë
refuzova takimin se nuk kisha pasur asnjë lloj marëdhënie dhe marëveshje me të.
E gjithë veprimtaria ime për projektin lidhej me Bashkinë dhe i takonte asaj të
sqaronte problemin me parambajtësin Andrea Mico.
Po atë ditë shkova në kaniterin që dukej i braktisur dhe pashë
se po zbatohej projekti grek, i cili nuk ishte miratuar nga KRRT-ja. U ndjeva
keq dhe i përdorur, sepse po më dukej e qartë se e gjithë përfshirja ime kishte
qënë një mashtrim për të marrë lejen e ndërtimit. Duke qënë larg Shqipërisë unë
nuk do kisha mundësinë për të mësuar në kohë dhe për të luftuar ndaj kësaj
afere të pistë. Me arkitektët vendas kjo do kishte qënë e pamundur të bëhej.
Por meqënëse drejtuesit e Bashkisë po hiqeshin si të paditur dhe meqënëse ende
i konsideroja miq, u mundova të mësoja më shumë rreth historisë së ndërtimit
për të mos u përplasur pa patur njohuritë e plota.
Raqi Filoja më tregoi se Micoo kontrollonte gjithshka dhe se
ndërtimi bëhej nga një firmë ndërtimi në Tiranë, pronar i së cilës ishte shefi
i kabinetit të ministrit të mbrojtjes Gazmend Oketa. Edhe pse shuma prej 400
mijë eurosh nuk ishte ndonjë shumë “stërmadhe”, kishte diçka rreth një fitimi të
madh duke përdorur projektin grek. Sepse llogjikisht nuk mund të shpjegoja se
pse bëhej një kondravajtje e tillë ndaj ligjit, e cila ishte lehtësisht e
zbulueshme. Për më tepër, për të mos paguar për lejen e ndërtimit, firma ndërtuese
nuk kishte tërhequr as lejen e ndërtimit, por ndërtonte e patrazuar nga Policia
e Ndërtimit duke pasur mbështetje edhe nga pushteti qëndror (asokohe i djathtë)
dhe nga pushteti vendor.
(vijon)
No comments:
Post a Comment