Ka një shprehje të popullit tonë, që nuk besoj se e kanë popujt e tjerë, që thotë- “pyll pa derra nuk ka”. Sigurisht që ilirët apo arbërit e mençur nuk kishin menduar se do vinte një ditë, që “derrat” në drejtimin e qeverive shqiptare të fillonin të prisnin pyjet dhe pemët ku mendohej se ishte më mirë për të mbushur xhepat e tyre. Dilte jashtë logjikës së popujve që i kishin pyjet e shënjtë.
Një pjesë e korieve u shkatërruan në fundin e viteve ’60,
kur nën shembullin e shokëve kinezë filloi terracimi i shumë zonave të Shqipërisë
nën parrullën “Tu qepemi kodrave dhe
maleve, t’i bëjmë ato pjellore si dhe fushat.” Ishte një absurditet ekologjik,
por edhe ekonomik, sepse jo vetëm prishi ekuilibrin natyror, por nuk solli as
ndonjë shtim të prodhimeve bujqësore.
“Derrat” e sotëm shpyllëzuan kryesisht zonat pranë qyteteve
për të shtuar sipërfaqet e ndërtimit, të cilat shtojnë të ardhurat për ta dhe
miqtë e tyre. Dëmi është kryesisht ekologjik dhe ndikon në cilësinë e ajrit dhe
mikroklimën e qyteteve tona. Dëmi ekonomik do ndjehet më vonë, kur shumë nga këto
zona të reja të ndërtuara të mbeten të zbrazëta për shkak të largimit të
shqiptarëve.
Tani, në mes të fushatës, “Derrit maç” (kryeministrit
shqiptar) ju ndërmend se duhen edhe pyjet dhe sipërfaqet e gjelbëruara dhe ju
dha orientimin gjithë bashkiakëve të përcaktojnë vendet ku do mbillen fidanet e
pemëve. “Rilindja urbane”, që ishte kryesisht ndërtime në qendrat e qyteteve
dhe reduktim i sipërfaqeve të gjelbëruara, tani po kthehet në “Rilindje të
pyjeve”.
Dhe për të krijuar pyjet që shkatërruan gjatë disa
legjislaturave, “derrat e Rilndur” do sakrifikojnë edhe paratë që ju jep shteti
për fushatë dhe do I përdorin për të mbjellë pemë. Deri tani kishin mbjellë gënjeshtra
dhe premtime bosh, ndërsa tani do fillojnë të mbjellin pemë. Ndoshta Spiropali i
ka kujtuar “Skënderbeut të saj” se Heroi Kombëtar kishte lënë dikur porosi të
mbilleshin ullinj.
Edi Rama nuk është më i besueshëm në asnjë premtim dhe në
asnjë veprim që ndërmerr. i madh e i vogël e ka kuptuar se çka del nga goja e
tij është demagogji për të mbuluar vjedhjet. Nga shëndetsia falas, rilindja
urbane, satelitët shqiptarë dhe deri tek rrogat 900 euro. Tani i duhen pyjet e
shumtë për të fshehur çka nuk fshihet dot më: Regjimi i tij autokratik dhe i dështuar.
No comments:
Post a Comment