(vijim)
“Turbullirat politike” të Luftës së Dytë u ndjenë edhe në
Shqipëri, veçanërisht pas vitit 1942, kur dhe ishte parë se Aleatët do e
fitonin luftën edhe pse nuk shihej qartë sa do zgjaste. Gjermania hitleriane
kishte krijuar idenë se mund të kishte edhe të papritura të tjera në zhvillimet
ushtarake. Por krahët politike që mendoheshin të drejtonin Shqipërinë e
pasluftës kishin problemet e tyre të lidhura me Fuqitë e Mëdha. Krahu
pro-aleatëve (ai i Frontit) drejtohej nga komunistët dhe nuk dihej nëse do
mbante apo jo premtimin për një Shqipëri Demokratike, nacionalistët ende anonin
nga Boshti, sepse mendonin se i shërbente çështjes kombëtare dhe monarkistët
nuk kishin as mbështetje të madhe në popull, por as të plotë të
anglo-amerikanëve. Për shkak të dobësisë së lidhjeve të komunistëve shqiptarë
me Kominternin askush nuk i njihte në Bashkimin Sovjetik dhe kjo mund të ketë qënë
arsyeja kryesore, që Stalini në Jaltë nuk tregoi ndonjë interes për ndikimin në
Shqipërinë e pasluftës.
Askush nuk ka shkruar ose paraqitur dokumenta se si kanë
reaguar qeveritë e Britanisë së Madhe dhe të Amerikës ndaj Kongresit të Përmetit,
vendimet e të cilit përjashtuan një prej forcave kryesore politike shqiptare
nga pjesëmarrja në qverisjen e vendit paslufte. Eshtë fjala për vendimin për të
mos lejuar kthimin e Zogut në Shqipëri. Vetë fitimtarët e kanë paraqitur si datë
shumë të rëndësishme sepse e patën vendosur edhe në Stemën e Republikës, por
nuk dihet nëse ndonjë nga tre aleatët e ka mbështetur atë Kongres. Gjithsesi
kryesisht anglezët e mbështetën Frontin me flori dhe armë dhe hynë në Tiranë
bashkë me Qeverinë e Përkohshme të drejtuar nga Hoxha, i cili nuk i kishte vetë
punët shumë mirë brenda Partisë së tij Komuniste. Terrori i muajve të fundit të
luftës dhe menjëherë pas saj ishte i madh dhe për këtë faji ishte jo vetëm i
Enverit , por dhe shumë prej bashkëpunëtorëve të tij më të zellshëm, një pjesë
e të cilëve pësoi të njëjtin fat si viktimat e tyre më vonë.
Duhet përmendur edhe një fakt, i cili përgjithësisht
anashkalohet nga studiuesit e historisë. Niveli i ulët i atyre patriotëve, të
cilët ishin brenda Frontit, pra në krahun e Aleatëve dhe fituesve të luftës. Myslym
Peza dhe Haxhi Lleshi ishin të parët që kishin ngritur çeta të financuar nga
anglezët për të luftuar Italianët, por si ata, ashtu edhe Spiro Moisiu apo Omer
Nishani u kthyen në “kukulla” të komunistëve pa qënë vetë komunistë. Eshtë e çuditshme
se si u pajtuan me terrorizmin e fundit të luftës dhe dy viteve të para menjëherë
paslufte, kur u dënuan me gjyq dhe pa gjyq me dhjetra miq të tyre, shumë prej të
cilëve as nuk ishin përzjerë me ndonjë krah gjatë luftës. Kjo ka një lidhje me
prapambetjen dhe barbarizmin e shoqërisë shqiptare të asaj kohe.
Në një situatë kaotike si ajo e pasluftës së Dytë, duhet thënë
se vëmendja e Anglisë dhe Amerikës nuk kishte se si të përqëndrohej në një
shtet shumë të vogël si Shqipëria. Problemet gjeopolitike ishin të mëdha në të
gjithë Europën dhe ve]anërisht në vendet fqinje si Italia, Greqia dhe Jugosllavia,
roli i të cilave në gjeopolitikë ishte shumë më i rëndësishëm se ai i vendit
tonë. Kjo mungesë vëmendjeje favorizoi bandën e Enver Hoxhës, e cila nuk kishte
as përvojë qeverisjeje dhe as mundësitë financiare për ta bërë këtë, ndaj
ushtroi dhe një formë tjetër terrori me Ligjin e tatimit të jashtëzakonshëm për
fitimet e luftës. Kësaj situate dy aleatët ju përgjigjën me largimin e
misioneve të tyre nga Tirana duke menduar se kjo do shërbente si presion , që
regjimi i dobët i komunistëve të rrëzohej shpejt në vendin e vogëlfeudal. Kjo i
kushtoi rëndë popullit shqiptar.
(vijon)
No comments:
Post a Comment