Sa i bukur duket mali sonte
Kaq të bukur kurrë nuk e kam parë.
Të gjithë flenë,
Flenë ose kanë vdekur,
Veç unë jam zgjuar nën këtë hënë të bardhë.
Ti që nuk qan
Dhe të qaj më bën mua,
Ku je sonte vallë?
Unë të dua, unë të dua
Të të shoh dhe njëher’ këtë kam mall.
Sa i qetë është mali sonte
Kaq të qetë kurrë s’e kam parë
Cdo gjë ka fjetur,
E fjetur ose e vdekur,
Veç meje dhe kësaj hëne të bardhë.
Ti që nuk qan
Dhe të qaj më bën mua,
Ku je sonte vallë?
Unë të dua, unë të dua
Të të shoh dhe njëher’ këtë kam mall.
No comments:
Post a Comment