Unë vrapoj përgjatë një rruge
Që më
shpie në vendin që dikur blemë.
Dua edhe
një herë të shoh të tokës rrudha,
Nga fryjnë
erërat
Dhe
drenushat ku flenë.
Ende nuk
mund të heq të duhurat vija,
Për
kasollen drunjtë
Që do
thurrim duke përkulur të majave bredha,
E largët
sot më duket shumë,
Gati e
pakapshme,
Në cakun e
fundmë të rrugës plot dredha.
Dua
qiellit
Si në një
stërmadhe fletë
Pishat të
ngjit si letraset.
Më pas të
derdh mbi to ngjyrën e dëshpërimit,
Që bie
ndesh me të blertën.
Shtratin të
ve mes reve puplore,
Atje pranë
pasqyrën e grimit,
(Kurrë nuk
mund ta lesh pas dore)
Nën të
librin mbi të vërtetën.
Gjithshka
që na duhet atje do jetë,
(Qiejve
mjaftohesh me nektar),
Majat e
bredhave mpleksur,
Disa shtëllunga
resh,
Përkufizimi
se ç’ka është e vërtetë;
E fundit
kasolle dhe i pari varr.
No comments:
Post a Comment