Unë nuk i njoh mirë rrugët dhe njerëzit e Lagjes 11. Nuk kam ndenjur në atë “mëhallë“ dhe nuk kam pasur të afërm ose shokë të rrinin atje. Edhe pse nuk është e vështirë të orientohesh në ato “sokakë“, që përgjithësisht kryqëzohen dhe gjithshtu të nxjerrin në bulevardet kryesore të Korçës, them që e kam zor në bisedë të them se “po të kalosh qoshkën ku rri filani”, si mund të them për “mëhallat” e tjera.
E megjithatë di disa njerëz me emër, që kanë jetuar në atë
lagje. Njerëz që me personalitetin dhe veprat e tyre i kalonin kufijtë e lagjes
dhe qytetit, madje edhe të Shqipërisë. Kujtoj që atje ka jetuar një kohë të
gjatë inxhinier Vasil Balli dhe shumë vite edhe regjisori i shquar Sokrat Mio.
Por sot dua të shkruaj dy fjalë për një djalosh flokëverdhë,
me shumë temperament, i cili jetoi në një rrugë, e cila çuditërisht nuk mban ermin
e tij, por është emërtuar “Myftar Grabocka”. Për ata, që mund të mos e dinë se
kush ishte Myftari dhe mund të mendojnë se është dëshmor, po sqaroj se ka qënë
disa vite Sekretar i Parë në Korçë dhe shumë vite të tjera Kryetar i Komitetit
Ekzekutiv. Ndoshta ndonjëherë edhe mund të ketë kaluar në atë rrugë.
Djaloshi për të cilin kam shkruar edhe më parë, sepse ishte
një fenomen për Korçën dhe Shqipërinë quhej Emil Bibolli. Jetonte në atë rrugë
dhe që fëmijë ndiqte rrugët e mëdha të artit. Rrugë që deri diku i ishin
mbyllur për arsye politike. Dajon ja kishin burgosur si kundërshtar të
regjimit. E megjithatë, ai djalë simpatik, pak i imët dhe shumë i ndjeshëm
befasoi Institutin e Arteve dhe botën teatrore në Tiranë me talentin e tij si
regjisor. Mund të them pa ekzagjeruar, se pritshmëritë ishin për të patur një
regjisor teatri ose filmi të nivelit europian.
Rrethanat, ose këmbëngulja e burokratëve të rrethit, bënë që
të mos emërohej në Tiranë, ku kërkohej ve]an]risht nga Kinostudioja. Kor]a
kishte shumë vjet, që nuk kishte regjisor të diplomuar në Institutin e Arteve
dhe kjo rrethanë, fatlume për Kor]ën, por jo e tillë për Emilin, bëri që ai të
kthehej si regjisor në qytetin e lindjes. Me ëndërrën për të sjellë në qytetin
me aq traditë teatrore, një teatër bashkëkohor, të vërtetë, larg atij të
deklamimeve dhe të të gërthiturave të një dhjetvje]ari.
Por edhe Kor]a kishte ndryshuar. Emil Bibolli po vinte 30
vjet më vonë në atë qytet, që dikur kishte qënë kryeqëndra e artit shqiptar dhe
ishte kthyer në provincë. Ishte shumë fin për shijet tona të ashpërsuara. Ishte
shumë europian për tu përballur me intrigat tona meskine. Dhe iku një ditë në
Europë i zhgënjyer nga mundësitë për liri në art, për liri në shoqëri, për liri
në marëdhëniet mes njerëzve. Punoi me një trupë teatrore në Greqi dhe brishtësia
shpirtërore i hoqi mundësinë të bëhej ai që pritej. Një yll i artit shqiptar
dhe europian.
U përcoll mes rrebeshit nga ajo rrugë, që sot nuk mban emrin
e tij. Eshtë më e pakëta gjë, që duhet të bëjë Kor]a për një nga bijtë e saj më
të talentuar, që u largua vetëm 27 vje]. Në një moshë, që ka qënë fatale për
shumë yje të muzikës dhe artit botëror.
Emri i Emil Bibollit, ashtu si protreti i tij biond, e bën
qytetin më të bukur.
Nderojeni atë emër sikundër i takon!
No comments:
Post a Comment