Ne kemi qënë një brez me fat (relativisht), sepse nuk përjetuam luftë në territoret e vendit ku jetonim. I vetmi përjashtim ishte një periudhë disamujore më 1997, por ajo ishte më tepër një gjendje kaotike e popullsisë, me shumë armë në duar të njerëzve. Nuk mund ta quaj luftë, por ishte e mjaftë të të jepte një shijen se ç’mund të ishte një luftë e vërtetë.
E megjithatë ne ishim një brez, që po na përgatisnin për “luftëtarë“
, donim apo nuk donim. Në fundin e viteve ’50, kur u lindëm’ Partia po i jepte
fund propagandaës proPaqes dhe po zhvillonte idenë “e luftërave të drejta”.
Paqedashësit po cilësoheshin pacifistë dhe ky ishte një cilësor aspak pozitiv. Njëlloj me centristët dhe oportunistët,
që ishin të gjithë shërbëtorë të imperializmit amerikan.
Edukimi për t’u bërë luftëtarë niste që në kopështet e fëmijëve.
Nuk di se ku krijoheshin programet e tyre edukative dhe se sa kishin në dorë
vetë edukatoret të bënin di]ka, por kujtoj që na mësonin vetëm këngë partizane.
Pothuajse asnjë këngë fëmijësh nuk kemi mësuar në ato vite. “Malet me blerim
mbuluar”, “O i vogël o partizan”, “Kënga e Mine Pezës”, “Shqipja jonë mori
malet”, “Brigad’ e dytë në sulmim” e plot të tjera të krijuara gjatë luftës dhe
në vitet e para pas saj. Sot më duket qesharake kur mendoj se 30-40 camërdhokë
të ulur në “karegllushka” ngjyrë blu këndonin duke u ]jerrë: “Ngrehu Qemal nga balta/ C’bën tek Varri i Bamit!”
Në vitet e fillores nuk I nënshtroheshim ndonjë përgatitjeje
të madhe për luftën, por ato kohë ndodhi pushtimi sovjetik I Cekosllovakisë dhe
filluan ndërtimet në masë të vendstrehimeve ajrore, si dhe provat me sirenë për
t’u mbrojtur nga sulmet ajrore të armiqve kapitalisë dhe revizionistë. Nuk po
mbetej parcelë e lirë e qytetit, ku të mos ndërtohej një vendstrehim ajror,
kryesisht me punë vullnetare. Ishin disa tynele të vegjël betoni të armuar me
dy hyrje, që do shpëtonin popullsinë nga bombat e avionëve të huaj. Thuhej që
ishin llogaritur t’i rezitonin edhe një sulmi atomik, por sot më duken si
vrima, ku mund të mbeteshe i asfiksuar disa orë pas një sulmi të mundshëm
ajror.
Po a kishte vërtet të dhëna për ndonjë sulm të mundshëm
ajror apo ishte një strategji tensioni për popullin? Duke parë pas 50 vjetësh
gjithë zhvillimet politike dhe luftarake në Europë në kohën e Luftës së Ftohtë,
mund të thuhet me siguri se nuk kishte asnjë rrezik të na sulmonte kush.
Hesapet me Shqipërinë, Perëndimi i kishte mbyllur që në mesin e viteve ’50, kur
e kishte pranuar në OKB dhe kishte hequr dorë nga përpjekjet për ta rrëzuar
pushtetin nga brenda. Nuk kishte asnjë rrezik që Bashkimi Sovjetik të sulmonte
Jugosllavinë dhe Shqipërinë për shkak të Marëveshjes së Jaltës. Fqinjët
gjithashtu nuk kishin asnjë lloj interesi dhe as mundësi të gjenin përkrahje
nga aleatët e mëdhenj për luftë ndaj Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë u fut përgatitja luftarake në sistemin
arsimor me të ashtuquajturin “trekëndëshi revolucionar”. Niste që në vitin e
parë të së mesmes dhe përkonte edhe me kohën që djemtë i thërrisnin në Degën
Ushtarake për kontrollin e famshëm fizik dhe ju jepej libreza ushtarake së
bashku me “numurin e vdekjes”. Ishte një ngjarje disi e ]uditshme, që bashkonte
të luftuarit për Atdheun, me idenë e vdekjes dhe me daljen për herë të parë
lakuriq para të tjerëve. Skena në Degën ishte e ngjashme me episodet absurde të
Shvejkut. Oficerët dhe doktorët ushtarakë që na vizitonin në të njëjtën kohë në
një sallë, një grup prej 30 adoleshentësh cullak, bënin disa shaka pa kripë për
organet tona seksuale, që ishin zhvilluar në mënyrë të ndryshme. Rezultuam të
aftë për të shkuar ushtarë. Ne do ishim
luftëtarët e të ardhmes, që do zbatonim symbyllas urdhërat e oficerëve idiotë.
(vijon)
No comments:
Post a Comment