“Corba” e sajuar nga Tom Doshi ka të ngjarë mos kalojë shumë
lehtë në jetën e shoqërisë shqiptare. Ndoshta variant i Kokëdhimës, për një
paqe midis Doshit dhe Ramës do kishte qënë më i dobishmi për PS-në dhe mbase
edhe për vendin. Qëndrimi i paepur i Kryeministrit i solli dobi vetëm PD-së, për
të tundur tashmë një flamur të Partisë të pastër, që kërkon pastrimin e
Parlamentit nga të inkriminuarit. Tani PD-ja mund të shkojë serbes drejt
bojkotit të Parlamentit apo edhe bojkotit të zgjedhjeve lokale.
Duket që Prokuroria e Krimeve të Rënda po vepron me shpejtësi
për të sqaruar çështjen Doshi, gjë që shumë shpejt ka të ngjarë të shpjerë Tomën
nga akuzues në të akuzuar, por kjo nuk i
jep dot përgjigje motivit të Doshit dhe aq më pak vonesës së hetimeve dhe përfshirjes
së njerëzve më të lartë në pushtet në këtë vonesë.
Shumë shpejt vetë Doshi do kërkojë largimin e prokurorëve
nga hetimi I çështjes, sepse deri dje ata kanë qënë bashkëpuntorët dhe vartësit
e prokuroti BeçI, të cilin ai e akuzon si pjesëmarrës në komplot. Të njëjtat
teori të presionit të maxhorancës ndaj Prokurorisë do përsëritë Berisha me
papagajtë e tij, ndaj çështja kaq e përzjerë me politikën, nuk mund të sqarohet
si duhet pa largimin vullnetar nga detyra, të gjithë atyre , që kanë vepruar në
kundërshtim me ligjin, ose nuk kanë vepruar si ja u kërkon ligji, që prej
gushtit 2014. Dhe këtu është fjala për kryeministrin, kryetarin e kuvendit,
ministrin e brendshëm dhe kryeprokurorin.
Tom Doshi, pa menduar thelle sajoi një çorbë, që do sundojë
të gjithë jetën politike shqiptare gjatë
vitit 2015.
Të paktën mos ketë viktima!
No comments:
Post a Comment