Një javë më parë hamendësoja nëse do përfundonte në burg
Toma apo Marku dhe nuk e prisja, që të shkonin të dy. Duket se këtë fundjave
ose shumë shumë të hënë, dy deputetët e veriut(të dy katolikë) do i bashkohen në
burg Durim Banit.
Duket një rrjedhim i logjikshëm edhe pse ende nuk arrin të
dalë qartë, ç’donte të fitonte Doshi me gjithë këtë plan, që veç humbjes nuk po
i sjell gjë tjetër. Sigurisht, që prokurorët dinë më shumë nga dëshmia e Durim
Banit, i cili ka kuptuar, që është më mirë të dënohet më pak për mashtim se sa
për tentativë vrasjeje.
Edhe pse ende e turbullt si ngjarje dhe motive dhe duket se
nuk ka për tu kuptuar kurrë se cilat ishin motivet, e gjithë “zallamahija”
Doshi, i bëri disa të mira të mëdha publikut shqiptar.
1.
Largoi nga politika dy deputetë të përfolur për
krime.
2.
Nxorri zbuluar prapaskenat e botës politike
shqiptare.
3.
Dëmtoi rëndë Edi Ramën, Ilir Metën dhe sidomos
ministrin e brendshëm, Saimir Tahirin.
Për fat të mirë, veç publikut shqiptar nuk
pati të fituar të tjerë. Shqiptarët nuk u grumbulluan rreth PD-së, e cila
rrëmbëu flamurin anti-krim, për të fituar kapital politik.
Tom
Doshi dhe Mark Frroku kanë qënë të dy pranë të djathtës dhe përfshirja e tyre në
politikë ka qënë vetëm për të përfituar nga “lëmi” i të mirave, që sjell
pushteti. Duket, që llogritjet për të rrëmbyer më shumë ju ngecën në gozhdë,
sepse superhajdutët Meta dhe Rama dinë t’i mbrojnë mirë domenet e tyre.
No comments:
Post a Comment