Me kalimin e ditëve, “çështja Toma” bëhet gjithnjë dhe më e
koklavitur. Nuk kuptohet më se ishte Rama, që vihej në shantazh nga Toma, apo
Toma, që do vritej me miratim edhe të Ramës dhe të Berishës, nga Agim Rama dhe
për këtë kërkonte mbrojtje nga Meta, i cili jar rrëfeu Baba Takut. Diku në
kuinta, por në role episodike është edhe Dritan Prifti, të cilit Rama, në shtëpinë
e Tomës, i është drejtuar në anglisht “Please do it!” para 21 janarit 1911, kur
nga Rama e Toma u përgatit demostrata për të rrëzuar Berishën dhe gjatë të cilës
, ky i fundit dha urdhër të qëllohej dhe u vranë 4 shqiptarë.
Askush nuk arrin të kuptojë në këtë gjurulldi emrash ,
parash, akuzash e kundërakuzash, se përse duhej të vritej Toma. Ka të ngjarë ,
që diush t’ja ketë shtënë në vesh, se ai ka rritur para 6 muajsh masat e
sigurisë për veten e tij, por atentatet ndaj biznesmenëve të lidhur me
krimin(si puna e Tomës) nuk janë ndonjë gjë e re për Shqipërinë.
Deri disa ditë më parë, të tjerë njerëz të PS-së(si Kokëdhima,
Fidel Ylli e ndonjë tjetër) kërkonin , që Toma ta fashiste luftën ndaj Ramës
dhe brenda PS-së të kishte paqe, gjë që nuk ndodhi.
Po ç’ndodhi në të vërtetë dhe cilët janë kriminelët në gjithë
emrat e sipërpërmendur?
Rama, Toma, Agim Rama, Ilir Meta, Sala, Baba Taku apo Dritan
Prifti?
Përgjigj më r thjeshtë është t’i fusësh të gjithë në një
thes dhe të thuash me plot gojë “të gjithë janë kriminelë“. Por dhe kjo do
ishte një futja “Rama për Toma” dhe , që do përfshinte mbase kot edhe kunatin e
Sali Berishës, Agim Ramën.
E vërteta është, që juridikisht duhet përdorur termi “të
pandehur si kriminelë“, sepse asnjë prej tyre nuk është dënuar, që të marrë
zyrtarisht damkën e kriminelit. Deri në dyert e gjyqit ka shkuar vetëm Ilir
Meta dhe në polici për një natë Berisha.
Për mos dalë nga “çështj aToma” duhet të vrasim pak mendjen
se kujt i intereson vrasja e Tomës dhe për më tepër të japë një shumë kaq të
majme prej 500 mijë eurosh për kokën e tij.
Berishës?
Ky i ka qejf gjurullditë, por nuk besoj se do vinte në lëvizje
makinën e tij vrasëse për Tomën.
Baba Takut?
Eshtë ndoshta më pak krimineli se të tjerët, por nuk është
pa gjë, se e mjaftueshme është deklarata e djeshme për ta marrë para drejtësisë.
Dritan Priftit?
Ortaku i Tomës nuk është i akuzuar dhe nuk ka rsye për ta bërë,
por është njeri i zi dhe i përlyer, që mund të bëjë çdo poshtërsi.
Ilir Meta?
Doshta politikani më me përvojë nga të gjithë shqiptarët për
manovrime dhe lidhje me botën e krimit. E megjithatë nuk duket i qartë një motiv
për vrasjen e Tomës.
Rama?
Kryeministri mund të dojë mos e ketë më ‘havale” Tomën, por
nuk është aq trim, për tu implikuar në vrasje me njerëz, që kanë pas fise dhe të
tjerë pasues, që mund t hakmerren një ditë. Do të ketë mbrojtje nga njerëzit e
bandave, por deri aty sa të mos “hyjë në gjak” me ta.
Atëhere kush donte të vriste Tomën?
Ndoshta nga pak të gjithë. Përfshi këtu edhe vetë Tomën.
No comments:
Post a Comment