Edhe pse me gjasa e sajuar nga Doshi, ngjarja e bërë publike
këto ditët e fundit vërtet duhet “të tundë themelet e maxhorancës”. Në lëmshin
e sajuar nga Toma janë përfshirë të gjithë përfaqësuesit më të lartë të shtetit
duke përjashtuar këtu Presidentin Nishani.
Veprimi energjik i Ramës, i sugjeruar edhe nga analistët
Baze dhe Nano, për të vepruar si Kryeministër ndaj Doshit, i hapi petët një
lakrori me lakra të prishura.
Eshtë tani e provuar nga të gjithë palët, që në gushtin e
kaluar, deputeti i PS-së i ka treguar Kryeministrit për një komplot vrasjeje
ndaj tij nga njerëz me pushtet ose jo, me prova të sigurta, që përfshijnë dëshminë
e filmuar të njeriut , që mori porosinë si dhe gatishmërinë e tij për të dëshmuar.
Po ç’bën kryeministri?
Në vend të njoftojë menjëherë Prokurorin e Përgjithshëm,
Ministrin e tij të Brendshëm dhe Shefin e Shërbimit Informativ, i sugjeron
deputetit “viktimë“ ta kanalizojë tregimin e tij tek Ministri i Brendshëm.
Deputeti e bën dy herë këtë gjë, por kundërshton të bëjë kallzim duke këmbëngulur,
që çështja mund të pengohet nga Prokurori I Përgjithshëm, sepse një Prokuror me
rëndësi është në grupin e komplotistëve!
Sipa Ministrit të Brendshëm, policia kryeu disa hetime, përfshi
këtu edhe pyetjen e disa prej të përmendurve, por nuk gjeti prova të mjaftueshme,
për të mbështetur dëshminë e superdëshmitarit!
C’farë shtet është
ky?
Edhe në rast se përfaqësuesit e shtetit do ishin të bindur,
që deputeti Doshi është delirant, apo e ka sajuar të gjithë historinë për qëllime
të caktuara, minimumi, që duhet të bëjë është të marrë dëshmi me shkrim nga
superdëshmitari.
Përse lihet me muaj të tërë, pa i shkuar në fund një akuze
kaq të rëndë?
Për ta përdorur ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, të cilin
nuk e duan?
Për të hequr qafe Tomën?
Për të patur gjithnjë në duar mjete shantazhi?
Ky kryeministër
mafioz, që sillet hapur si i tillë, së bashku me ministrin e tij të brendshëm
po aq mafioz duhet të japë dorëheqjen!
Sigurisht kjo është një fjalë goje, sepse jo vetëm , që ai
nuk ka për ta bërë, por brenda Partisë së tij nuk ka kush t’ja kërkojë.
Nuk është fjala për të shkuar në zgjedhje të reja, të cilat
nuk sjellin asnjë të mirë, por për një hap të domosdoshëm moralo-ligjor, që
duhet të ndodhë në një shtet demokratik.
(Po këtë të shkretë
shtet nuk e kemi!)
No comments:
Post a Comment