Në gjithë kjo histori, që ndryshon ngjyrë çdo ditë, më i çiltri,
po më duket Tom Doshi. Dikush ose ka dashur ta vrasë, ose ka dashur ta trembë,
ose ta fusë në një qorrsokak.
Thua se gjithshka ka
filluar pasi Toma tregoi dhëmbët se mund të krijonte një grup, që nuk do
votonte sipas vullnetit të maxhorancës, apo ka më shumë të fshehta dhe të
panjohura? Mos ndoshta diçka ka lidhje me vrasjen e bankierit Santo, sikur
komentojnë anonimë në artikujt e gazetave?
Ka vetëm një fakt. Tom Doshin e kanë braktisur të gjithë ata
deputetë, që i kishte pas në grupin, që festoi “datlindjen” e Frrokut. Për t’i sjellë
deputetët “festues” në fillim kishte shkuar ministri i drejtësisë Nasip Naço,
ndërsa si deputetët kishin përcjellë Nasipin, në vendngjarje kishte shkuar vetë
Ilir Meta. Depuetetët u kthyen të nesërmen dhe votuan për Rama-Metën, pasi ju
ishte premtuar diçka në këmbim.
Toma po lufton tani i vetëm betejën e tij për “jetë a vdekje”
në politikë. Ndoshta edhe për mos shkuar në burg, megjithëse me paratë , që ka
nuk është e vështirë të korruptojë sistemin gjyqësor.
Gënjen Toma, Frroku, Durim Bani, Ilir Meta, Rama, Tahiri apo
të gjithë nga pak?
Në lojë kanë hyrë dëshmitarët e nivelit të dytë, të cilët
edhe mund të prishin teorinë e trumbetuar me forcë nga Tahiri dhe Mero Bazja,
se ky proces farsë tashmë është drejt mbylljes. Toma ka shpënë për të dëshmuar
kundër Frrokut shoferin e tij si të pranishëm në biseda. Të tjerë njerëz do dalin,
të përforcojnë ato të rrëfyera nga Toma, me mënyrën e sipërfaqshme “ai më tha
dhe unë i thashë“.
Sot dëshmoi me gëzim të madh, një politikan, që do të jetë në
qendër të vëmendjes dhe , që në prokurori tha vetëm “Mua më tha Edi Paloka”.
Eshtë Sali Berisha. Nesër do dëshmojë Edi Paloka, që mund të thotë se ja tha
ILir Meta, të cilit ja kishte thënë Tahiri, që e kishte mësuar nga Edi Rama, që
e kishte dëgjuar nga vetë goja e Tom Doshit, pasi këtij i kishte thënë Frroku,
se Durim Banit, I kishte thënë “Toni i Kombinatit”, të cilin e njihte Monika,
se ofrohej një shumë parash për kokën e Tomës dhe se në këtë valle ishte dhe
Iliri.
I vetmi, që nuk njoftohet për asgjë është i shkreti Mhill
Fufi, që mund të ikte kot nga kjo botë, për një shumë 5 herë më e vogël se e
Tomës.
No comments:
Post a Comment