“Rama për Toma” është bërë më shumë tani një lloj “Rama për
Meta për Toma”.
Me shtimin e komentuesve, deklaruesve, gazetarëve investigativeë,
analizuesve lëmshi ngatërrohet dhe e vetmja e mirë, që del nga kjo, është se sa
i qartë del kalbëzimi dhe mungesa e strukturës të shtyllave të pushtetit në
Shqipëri.
Le të marrim variantin e përcjellë sot në darkë nga gazetat
pranë maxhorancës, që aludojnë, se Toma e ka sajuar vetë gjithë këtë histori.
Me pak fjalë, për të arritur qëllime të caktuara për përfitime të tij ekonomike
apo politike, Tom Doshi ka rekrutuar për një shumë parash një njeri, që dëshmon
se ka marrë një porosi për të vrarë me shpërthim të telekomanduar Tomën dhe një
deputet të quajtur Mëhill Fufi. Toma dëshmon 6 muaj më parë për këtë në
Kryeministri Rama, në Kryetari i Kuvendit Meta dhe në ministry i brendshëm
Tahiri. Tek ky i fundit shkon edhe dëshmitari.
Po ç’bëjnë këta?
Sipas Metës, ai ka rregjistruar bisedën ku Toma akuzon si porositës
të atentatit kunatin e Sali Berishës.
Se ç’farë ka bërë më tej, Kryetari i Kuvendit nuk thotë më.
Kryeministri Rama nuk ka thënë asgjë nëse ishte vënë në
dijeni për këtë gjë nga Toma, por as nuk e mohon.
Ministri i Brendshëm refuzon të komentojë.
Kryeprokurori zgjedh të mos bëjë asnjë deklaratë.
C’farë shteti është ky?
Kreu i Pushtetit ligjvënës, Kryeministri, Ministri i Brendshëm
sillen si njerëzit më të papërgjegjshëm në rastin më të mirë.
Le të supozojmë, se duke e njohur Tomën, ata kanë nuhatur se
e gjitha ka qënë një sajesë ala-Tomë, që nuk duhet marrë seriozisht. Po nëse
ishte e tillë, përse nuk bënin minimumin, të urdhëronin hetim të plotë dhe të
demaskonin apo të fusnin në burg për dëshmi të rreme dëshmitarin e Tomës? E
mbanin këtë ngjarje dhe videon e lidhur me të sin jë lloj A-si në dorë për
betejat politike?
Por ky vetëm shtet nuk mund të quhet!
Paçavuret pranë tyre, por dhe ato kundër tyre nuk i vënë
para përgjegjësisë për atë që nuk kanë bërë, por ose I rëndojnë zhurrmës së porositësit
të pushtetshëm ose diskretitimit të Tomës.
Toma edhe sikur të jetë përgjegjës për sajimin e gjithë kësaj
historie është shumë më pak fajtor se njerëzit me pushtet, që kanë vepruar si
mafiozë gjatë këtyre 6 muajve.
No comments:
Post a Comment