Sipas këshilltarit juridik të avokatit tim, nesër, më 22
mars, në Shqipëri festohet Dita e Minatorit dhe për të treguar aftësitë e mija
shuëplanëshe, duhet të shkruaj edhe diçka për minatorët. Meqë e kam dëgjuar për
shumicën e këshillave, që më ka dhënë gjatë 48 viteve të fundit, mora të
shkruaja. E mblodha, që di thuajse aspak rreth minatorëve dhe minierave, jo vetëm
nga ana teknike, por dhe nga çdo anë tjetër. Nuk kam njohur asnjë minator, ndonëse
kam njohur shumë inxhinierë minierash, por dhe atyre, në Qytetin e Studentit ju
kishin ngjitur nofkën “urithët”, gjë që të bënte t’i shihje si njerëz të nëntokës,
që mund ta nxirrnin kokën një ditë krejt papandehur dhe të përmbysnin ato që ëndëronim
të ngrinim ne të ndërtimit.
Për herë të parë emrin e minatorit duhet ta kem dëgjuar në
kopësht ose ta kem hasur në revistat për fëmijë , që kishim në shtëpi. Jam i sigurt,
që në kopësht recitonim një si vjershë të gjatë në grup, se unë e kam babin
traktorist, doctor, aviator dhe doemos edhe minator. Ndoshta pjesa , që
recitoja unë ishte e minatorit, por dorën në zjarr nuk e ve, se atëhere i mësonim
përmendësh edeh pjesët e të tjerëvë dhe i përsërisnim më gojë mbyllur.
Po atë koë duhet të ketë qënë edhe kontakti visual me jeën e
minierës. Babai na merrte me vete në kinema qysh kur ishim shumë të vegjël dhe
në ato kohë kam parë shumë filma klasikë, të cilët nuk i kuptoja. Mes tyre
ishte edhe “Zherminal”, sipas romanit me të njëjtin emër të Zolasë. Me sa
kujtoj, ngjarjet zhvilloheshin në një minierë qymyri dhe ishin të zymta e me një
fund tragjik pas një shembjeje në minierë. Më la një ndienjë të errët e disi të
frikshme dhe kurrë nuk më shkoi ndërmend të lexoja romanin.
Disa vite më vonë, shkova deri në grykën e një pusi miniere.
Ishin pushimet verore dhe im atë do bënte një radiokronikë për punën e minatorëve
në minierën e qymyrgurit Mborje Drenovë. Shkuam me një makinë të administratës
së minierës, një GAS sovjetik 8 vendësh, me sediljet e pasme anësore. Në
dyshemenë midis këmbëve tona rrinin dy aparate të mëdhenj inçizimi, që i përdornin
babai dhe tekniku i Radio-Korçës, Vasil Dishnica. Ende në Radio nuk kishte
ardhur aparati portative UHER, të cilin babai e përdori për vite të tëra, deri
sa doli në pension. Shkova deri në hyrje të posit dhe pashë minatorët e lodhur
dhe të nxirrë në fytyrë, që dilnin nga turni i parë dhe ndoqa me sy babanë dhe
të tjerët, që hynë në ashensorin metalik dhe zbritën nëntokë. Nuk kisha kërkuar
as të shkoja me tad he as të rrija, se bëja gjithnjë atë që më thoshte im atë. Duket,
që më kishte thënë të vija rrotull në lulishten rreth ndërtesave administrative
deri sa ata të mbaronin. Nuk di nëse pashë atje, apo në ndonjë dokumentar më
vonë, që minatorëve ju jepnin edhe një shishëe me qumësht si “antidot”, por kjo
ishte nga gjërat e pakta që mësova rreth tyre.
Duhet të ketë qënë e vështirë puna në minierë. Punën e rëndë
të grave në avëlmendet e Leshpunueses, e krahasonin me atë të minatorëve.
Njerëz, që haeshin me malin në errësirë!
Si në filmin “Zherminal”.
No comments:
Post a Comment