Në një situatë të tillë, kur “djallushi”, që doli nga
shishja, që hapi Tom Doshi, u shumëfishua edhe në shumë djaj të tjerë, duket se
institucionet shqiptare janë tronditur. Janë përfolur për krime, si dhe janë
akuzuar disa deputetë; është akuzuar hapur Kryetari Kuvendit për krime të rënda; kanë bërë shkelje
të rënda Kryeministri, Ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë,
Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari Komisionit
të Sigurisë në Kuvend dhe “peshq” të tjerë më të vegjël. Në këtë rast nuk mund
të flitet më për një “telenovelë“, por një “lëmsh” sjelljesh shumë të dyshimta
të shtetarëve shqiptarë, të cilat ngrenë shumë pikpyetje. Në një demokraci
normale opozita, mediat dhe opinion publik do ngiheshin në një zë për shkundjen
e institucioneve, që do filonte me rënien e qeverisë, dorëheqien e Kryetarit të
Kuvendit dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Një situatë e tillë mund të shpinte
ose jo në zgjedhje të parakohshme.
Në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh, për arsyen e thjeshtë se
Demokracia nuk është normale, por një Demokraci hibride. Për shemull opozita kërkoi
me ngulm dorëheqjen e Ilir Metës, por nu kërkon dorëheqjen e Adriatik Llallës.
Bërtet për lidhjen Rama-Meta me krimin, por nuk kërkon largimin e Kryeministrit
bile as shkarkimin e Tahirit dhe as atë të Didit. Të çorientuara duken edhe
mediat pro qeverisë dhe ato kundër saj.
Brenda Maxhorancës dhe sidomos brenda Partisë në pushtet nuk
ndjehet asnjë zë. Në një parti normale europiane në pushtet, kriza mund të
kalohej duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të rendshëm ose të shkohej edhe
deri në rrëzimin e qeverisë dhe formimin e një qeverie të re po nga e njëjta
maxhorancë. Kjo gjë as mund të flitet në Shqipëri apo në PS-në e Ramës, ku nuk
ekziston demokracia dhe ku asnjë korrent tjetër apo personalitete, që mund të
marrin në dorë qverisjen e vendit, qoftë edhe duke e lënë Ramën zv’kryeministër
apo ministër të jashtëm.
E gjithë kjo situatë “e ngurtë“ dhe përballë një opozite po
aq ‘jo fleksibël” dhe që bën politikë me “yxhyme” mund të shpien në bllokime të
tjera të jetës politike deri sa të krijonë situate kur opozita të kërkojë me
vendosmëri zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhjet e parakohshme janë skenari më i keq i mundshëm për
Shqipërinë. Do krijohen disa muaj vakuumi qeverisës, partitë politike janë po
ato, ligji electoral po I njëjtë dhe pavarësisht nga rezultati, Shqipëria do
mbetet në të njëjtën situateë politiko-qeverisëse, si ka qënë prej vitit 2009 e
deri më tani.
Maxhoranca, e cila ka dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013
duhet të vazhdojë të qeverisë deri në përfundimin e legjislaturës. Për fatin e
Shqipërisë, deri atë kohë, ndoshta do jenë formuar lëvizje politike, që do ju
marrin një pjesë të elektoratit PS-së, PD-së dhe PSI-së.
Vetëm kjo mund të sjellë dobi në të ardhmen e vendit.
No comments:
Post a Comment