Nuk po them ndonjë gjë, të cilën nuk e di njeri, por kjo më
shkoi ndërmend, pasi pashë séancën e Komisionit të Garnacive, për heqjen e imuitetit
të deputetit Tom Doshi.
Duke filluar me raportin e Prokurorisë dhe duke vazhduar me
fjalët e prokurorëve dhe më pas të avokatëve, më të dobët profesionalisht ishin
juristët(përfshi këtu edhe deputetët juristë). Më profesionalë dukeshin ata, që
nuk ishin juristë dhe më të mençur ata, të cilët nuk folën fare.
Po bindem çdo ditë e më tepër, që dëmi më i madh, që i ka
sjellë Diktatura Shqipërisë, ka qënë shkatërrimi i sistemit juridik. Goditja më
e madhe erdhi në vitin 1966 me heqjen e institucionit të avokatisë, që pasonte
heqjen e Ministrisë së drejtësisë disa vjet më parë dhe me “revolucionarizimin”
e shkollës juridike duke e kthyer atë në një shkollë tërësisht të cunguar.
Diktatura anadollake komuniste shqiptare nuk mund të bashkëjetonte dot me
konceptin e së Drejtës.
Rrjedhoja: qindra juristë të paaftë për të përballuar sfidat
e mëdha të drejtësisë, që veç integritetit kërkojnë arsimim të mirë, kulturë të
përgjithshme mbi atë juridiken dhe përkushtim. Shumë të pakët ata që i kanë. Me
këtë brez juristësh edhe sikur të ekzistojë vullneti i mirë politik nuk mund të
ketë Reformë në Drejtësi.
Për të funksionuar një shtet normal duhet të kalojë të paktën
një brez juristësh të mirë dhe të paanshëm, që të krijojnë një traditë të shëndoshë
për ata që do i pasojnë. Mbi ta një shkollë e mirë dhe e reformuar. Vetëm atëhere
mund të ketë Pushtet të vërtetë Ligjor dhe shpresë për të pasur Shtet.
Bëni qejf edhe për dy ose tre dhjetvjeçarë politikanë hajdutë!
Askush nuk mund t’ju pengojë!
No comments:
Post a Comment