Kundër shtetit është Ilir Meta, sepse nuk jep as përkohësisht
dorëheqjen nga posti , që mban deri sa të mbyllen hetimet e çështjes Doshi.
Kundër shtetit janë Edi Rama me gjithë vartësit e tij, që për
6 muaj mbajtën të fshehtë hetimet për një denoncim me rëndësi qoftë si krim,
qoftë si për implikimet politike.
Kundër shtetit është Ministri i Brendshëm, që në një zyrë të
shtetit interviston një të ashtuquajtur “të penduar”, i cili ka edhe një CV me dënime të tjera dhe më pas e le të “livadhisë“
për 6 muaj, sepse “Duri nga Fush-Kruja nuk donte fare të përzihej në këtë çështje!”
Kundër shtetit është Sali Berisha, që në çastin kur duket se
shteti ka nisur të veprojë, kërkon të ngrerë njerëzit në protesta për të rrëzuar
qeverinë.
Kundër shtetit janë Mero Baze, Karlo Bollino dhe disa botues
të tjerë gazetash, që në vend të merren me veprimet dhe mosveprimet antiligjore
të deputetëve dhe shtetarëve të Majtë, që kanë gisht në këtë gjurulldi, sulmojnë
Sali Berishën, pa shpënë Prokuroria çështjen në gjyq.
Kundër shtetit është Tom Doshi nga kreu i herës, që pasi njoftoi
eprorët e Partisë së tij, nuk shkonte të ndiqte çështjen në rrugë ligjore, por i
blinte makina të blinduara “killerit të penduar”.
Ka vite e vite, që e dimë se këta njerëz vetëm shtet nuk duan e megjithatë nuk
na vjen mirë ta besojmë!
No comments:
Post a Comment