Ka një sulm të përmasave titanike ndaj Babales. A thua se
fati i Shqipërisë varet në karakteri i tij dhe ajo ç’ka bërë ndaj Geron
Xhafajt. Të gjitha mediat që përkrahin qeverinë së bashku me deputetët
socialistë, që nuk rrinë dot pa folur, si dhe “kontigjentet e përhershme
intelektuale” të PS-së, si Zabiti e ndonjë tjetër, po denigrojnë sa të jetë e
mundur të gjorin Veliu.
E them të gjorin, sepse “Babaleja” edhe nëse pat zgjedhur një
rrugë jo të paqme në jetë, e ka paguar me burg në Itali dhe Shqipëri. Mund ta
quash edhe viktimë të një kriminaliteti të përhershëm të zonës së Vlorës dhe
Fierit, ku ka ekzistuar dhe ekziston një rrjet i gjërë i trafikantëve të
refugjatëve dhe atyre të drogës. Të gjithë e dinë se një pjesë e mirë e
pallateve të ndërtuara në këto dy qytete, janë nga pastrimi i parave të skafistëve.
Babaleja dhe të tjerë si ai, janë ushtarët e thjeshtë të “brigadave” mafioze të
asaj zone, krerët e të cilave ose janë të lidhur ngushtë me politikën ose kanë
arritur t’ju shpëtojnë burgjeve.
Por pikërisht ndaj këtij “ushtari” ose “ish-ushtari” janë ngritur shënjestrat e të gjithë
arsenalit të lidhur me PS-në. Pritet vetëm Fatos Klosi, që të hedhë dyshimin e
tij prej ish-kryespiuni, se Babaleja ka qënë agjent i “Lega Nord” dhe i Putin.
Nuk di se sa lloj dëshmish të tjera me dokumenta apo “rrëfime”
zotërojnë PD-ja, që mund të rrëzojë qeverinë Rama, por nëse nuk kanë në dorë të
tjera më të rëndësishme, sigurisht që do përdorin rregjistrimin e Babales.
Ka disa njerëz, që dinë shumë për zullumet e Ramës dhe PS-së
dhe, që janë flakur nga Rama, por ende nuk pendohen dhe të dëshmojnë kundër tij
për hir të fëmijëve të tyre dhe Shqipërisë.
Mes tyre shquajnë 2K (Koço Kokëdhima) dhe Ben Blushi (të
cilin po e quaj 2B).
Dy politikanë dhe njerëz të medias shumë të afërt dikur me
Ramën dhe, që e kanë sulmuar për karakterin e tij me epitete nga më eksteremet.
E kanë përcaktuar si “njeriun që po shkatërron Shqipërinë“, por megjithatë nuk
paraqesin asnjë dëshmi nga ato, që mund ta shpien Ramën pas hekurave.
Mund të quhet si absurde kjo ide, se Kokëdhima dhe Blushi
duhet të implikojnë edhe veten në aferat e “fëlliqura”, që kanë bërë bashkë me
Ramën, por nëse duan , që Rama, “nemesis” i tyre të thyejë qafën, këtë
“sakrificë“ duhet ta bëjnë.
Tek rasti i Babales përzjehen pakënaqësitë e “mishit për
top”, që nuk ka arritur të mbarojë dot shtëpinë, ndërsa kapot e tij jo vetëm
nuk kanë bërë burg, por gëzojnë pallatet e ndërtuara dhe lokalet e tyre, pas të
cilave fshihen “thelat e mëdha” të drogës, ndërsa Babalet kanë marrë vetëm thërrimet
dhe burgun.
Moralisht, Babaleja është ku e ku më lart se Geron Xhafaj
dhe shefat e tij. Ndoshta burgu ja ka dhënë mësimin e hidhur të jetës.
Ai është më lart edhe se 2K dhe 2B, edhe pse dy të fundit
mund të bëjnë moral në televizionet dhe gazetat, që drejtojnë.
Perëndimi nuk i denigron “të penduarit” kështu si bëjmë ne.
I inkurajon edhe media, se vetëm në këtë mënyrë, mafiozët mund të shkojnë pas
hekurave.
Dhe sa për opozitën, kur nuk ka dëshmi nga 2K-të dhe 2B-të,
do përdorë formula me X-in, Babale.
Matematikë e thjeshtë, që mund të miratohet edhe nga
Gjinushi.
No comments:
Post a Comment