
Ishin disa shkrime rreth një gazetari të shqiptarja.com, që
më risollën në mendje disa “tregime anekdotike” që kanë të bëjnë me të ashtuquajturit gazetarë të Tiranës.
Rasti i gazetarit Adriatik Doçi ndoshta nuk është më tipiku,
por është interesant sepse lutjet, sulmet dhe hakmarrjet zhvillohen brenda
formacionit të majtë, që është në pushtet.rsimit
Një një e-mail drejtuar deputetit socialist Sadri Abazi, për
të ndërhyrë pranë drejtores së Arsimit të Kamzës, Ermioni Cekani, për të futur
në punë si mësuese gruan e tij, ai shkruan:
“…Babai ka qënë 25
vjet sekretar partie. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh ka qënë dhe është
komisioner i PS në komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet
që mbështesim PS…”
Gazetari vtëm për këtë e-mail duhet të ishte pushuar nga
puna. Eshtë thuajse njëlloj, sikur në vitet ’70, një gazetar gjerman të kërkonte
favore nga administratë, se i jati kishte patur pozitë me rëndësi në Partinë
Naziste.
Por i ashtuquajturi gazetar, që mburret me babanë e tij
sekretar partie me stazh prej çerek shekulli, nuk ndalet me kaq, por pasi
Drejtorja nuk ja fut gruan në punë, nxjerr gjoksin si njeri i pushtetit të 4-tërt
dhe kërcënon Cekanin:
“Nejse, tani nuk më
intereson më emërimi i bashkëshortes time. Dua t’ju tregoj shqipëtarëve për
dallavert , që janë bërë brenda dhe jashtë zyrës tënde. Po
e kam personale me ty. Dhe jami vendosur
të vijoj deri në fund me rrugët e ligjshme.”
Një kërcënim i tillë, në një vend normal do ishte shkelje
penale, që do proçedohej nga prokuroria dhe do shkonte në gjykatë, por gjithnjë
flasim për një vend normal.
Të shkruajë në gazetën ku punon apo të denoncojë në
prokurori për “dallaveret” e Cekanit?
Një tjetë i ashtuquajtur gazetar, i stërvitur me sulme për
të vjelë ndonjë gjobë, i shkruante dikujt, për të paralajmëruar një të tretë: “I thuaj , që do ta shkatërroj me fakte dhe
jo në një portal dosido, po në një, që ka 100 mijë lexime në ditë!”
Përdorimi i penës si kobure, jo vetëm nuk është etik, por
është edhe ligjërisht i dënueshëm.
Në të tilla raste bindesh, se edhe nëse “gazezarbat” nuk
janë në “organikën” e një klani mafioz, ata veprojnë plotësisht si të tillë.
No comments:
Post a Comment