Nga interesat e korporatave dhe pjesëve të shoqërisë të
lidhura me to?
Nga burokracia e fuqishme?
Ndoshta nga të gjitha sëbashku.
Presidenti Matarella, megjithëse në një post gati honorifik,
arriti të bllokojë “qeverinë e ndryshimit” të projektuar nga “5 stelle” dhe
“Lega”. Në krah të tij janë padyshim Mateo Renzi, një politikan i preferuar i
Brukselit, që drejtoi Italinë për 4 vjet pa fituar kurrë në zgjedhje dhe
Berluskoni, njeriu tipik i “establishment”, i përzjerjes së korporatave me
krimin dhe tipiku i të pasurit , që do të gëzojë jetën hedonistike në kurriz të
milionave “të vegjël”.
Dy vjet më parë, Brukseli dhe Berlini arritën të nënshtronin
qeverinë Cipras, e cila kishte ardhur në pushtet vetëm në sajë të pakënaqësisë
të grekëve ndaj politikave shtrënguese të Bashkimit Europian dhe institucioneve
të mëdha financiare. “Rebeli majtist” Aleksis Cipras, duke ndjerë forcën e
madhe të “establishment” dhe duke dashur të qëndrojë në pushtet u bind. “Rebeli”
tjetër Varufakis, që nuk ndryshonte kurs u flak jashtë politikës.
Tashmë, Cipras është në politikanët më të urryer në Greqi.
Vjet, në Spanjë u shtyp një tjetër revoltë popullore, ajo e
Katalonjës, me ndihmën e Brukselit. U gjetën argumenta kushtetuese për të
hedhur poshtë vullnetin e popullit.
Dhe të gjitha këto kryhen nga politikanë, që nuk e heqin
“popullin” nga goja, që prej mëngjesit deri në darkë. “Interesat e popullit”,
“vullneti i popullit”, “thirrja e sovranit”, “mirëqënia e masave”, “vox populi”
e të tjera dëngla të sëtrdëgjuara në 70 vjetët e fundit, të së ashtuquajturës
“demokraci të zhvilluar”.
Tashmë, kur populli Italian, pasi ka pasur për 7-8 vjet në
krye politikanë të pavotuar, duke nisur me profesor Montin, e më pas me Renzin
dhe Xhentilonin, kërkoi të qeveriej nga njerëz të caktuar, që kanë plane disi të
ndryshme nga të Brukselit, “establishmenti” punon në hije dhe pas shumë e shumë
pengesave, arrin të bllokojë vullnetin e popullit dhe të shpjerë vendin në
zgjedhje të reja, deri sa të fitojnë politikanë pro-korporatave ose të nënshtrohen
të rinjtë e “5 Stelleve”.
Demokracia e sotme, që predikohet nga partitë tradicionale është
një demokraci e dështuar, ose më mirë mund ta quajmë “korporatokraci”.
Në mënyrë joviolente, Italianët u organizuan për të patur një
“demokraci të drejtpërdejtë“, jo tërësisht të varur nga Brukseli dhe Berlini,
por nuk mundën ta realizonin.
A do kryesojnë sërish në zgjedhjet e ardhme “5 stellet” dhe
“Lega”?
Kjo është vështirë të parashikohet.
Vetëm një gjë është e qartë.
Ngjarjet e kësaj së djele në Itali ishin një hap prapa i
Demokracisë
No comments:
Post a Comment