Këto janë fjalët, që i pëshpëriti shoku Enver në vesh atë
paradite 1 maji në tribunën perballë Komitetit Qëndror, Fatmir Xhafajt. I
emocionuar, i rrojtur dhe i krrojtur, edhe pse e dinte se cili kishte qënë Bahri
Omari, Fatmiri nuk arriti të kuptonte thellësinë filozofike të asaj porosie.
Kur e kishin thirrur në Komitetin Qëndror, shokët e rëndësishëm e kishin
porositur, të mos e pyeste gjërë e gjatë shokun Enver, se për shkak të moshës
dhe halleve të popullit mbi shpatulla, Udhëheqësi edhe mund të harronte ndonjë
hollësi. Ndaj dhe studenti I Juridikut pat menduar se ishte thjesht një
lajthitje emri dhe në vend të Bahriut mund të kishte qënë fjala për Fojerbahun,
Omar Khajamin ose Frensis Bejkën, ndaj dhe gjatë studimeve në fakultet dhe viteve
të stazhit të komunistit, ai u përqëndrua në studimin e tre filozofëve të
rrymave të ndryshme, kohëve të ndryshme dhe vendeve të ndryshme.
Shumë vite më vonë, kur sistemi kishte ndryshuar dhe dijet
filozofike mund të të linin pa bukë, shoku Fatmir, sërish i rrojtur dhe i krrojtur,
por me flokë thuajse të bardha, e kuptoi se sho Enver e kishte fjalën për kunatin
e tij Bahri.
Jo se nuk e donte Enveri Bahriun. Nuk ishte as mosmirënjohës
për ndihmën që ju kishte dhënë Omari të gjithë njerëzve të gruas, por duhet të
zgjidhte mes faljes së pushkatimit të Bahriut dhe Enverit. Pa pushkatimin e
Bahriut nuk do kishte Udhëheqës Enver, ndaj dhe ai zgjodhi pushkatimin. Këtë ja
pat shpjeguar edhe nënës së tij Gjylistan dhe ajo e pat kuptuar. I jati, xha
Hyseni, ishte më pak i zgjuar dhe nuk arriti asnjëherë të kuptonte se si i biri,
i madhi i vendit, mund të vriste dhëndërin e shtëpisë, që i pat mbajtur me bukë.
Këtë porosi e kujtoi Fatmiri në vitin 2002, por zgjodhi të bënte
një punë edukative shëmbëllore me të vëllanë e tij Agron, në mënyrë, që ta
kthente në rrugë të mbarë. Se në fund të fundit, edhe Bahri Omari nuk kishte më
shumë se 7-8 vite jetë kur e pushkatuan. Kurse Agron Xhafaj, një I ri
revolucionar nga Vlora, ishte shoqëruar me njerëz të gabuar dhe vetëm për këtë
duhet të shpinte dëm 7 vite të rinisë së tij në burg në Itali. Aq shumë kishte
ndryshuar Agroni, sa në vitin 2009, dëshëronte edhe të hynte në grevën e urisë
të socialistëve për qëllimin e lartë të “hapjes së kutive”. Fatmiri nuk e
lejoi.
Por vitet rrodhën, Agroni u bë një Gerond familjar i shkëlqyer
dhe Fatmiri u bë Ministër i Brendshëm, i detyruar nga Ndërkombëtarët për hir të
Shqipërisë.
Hieja e dënimit të Agronit nuk i ndahej.
Ndaj e kujtoi përsëri shokun Enver dhe Bahriun dhe I tha vëllaçkos:
“Bëj si të bësh dy-tre vjet në burg në Itali, se po mos jem unë në krye edhe ty
më keq të merr lumi! Ma ka thënë shoku Enver 37 vjet më parë!”
Kështu u bë!
Dhe kjo është të jesh revolucionar, të jesh parimor, të vesh
interesin e përgjithshëm mbi atë vetiak, të vesh Shqipërinë mbi Gerondin!
Rroftë Partia jonë e lavdishme!
Lavdi Marksizëm-Leninizmit!
No comments:
Post a Comment