Saimir Tahiri, çuditërisht, tani ndodhet në gjendjen më të
mirë, qysh prej një viti, kur nuk pranoi të dorëhiqej nga qeveria Rama 1.
Këtë gjendje nuk e fshehu dot as në ditën, kur vetëhoqi
“mburojën” e deputetit. Ai i sulmoi të gjithë (veç Ramës), duke mos pranuar
asgjë veç disa “gabimeve të vogla”. Nuk ishte Tahiri me “pendë të rëna” i
fillimit të Legjislaturës, as “i kreshpëruari” kur u botuan përgjimet e
Habilajve dhe as “sqepmbylluri”, kur u gjetën patentat e tij të lundrimit pranë
një shumë 800 mijë eurosh, brenda makinës së mikut të tij Sota.
Sot, dhjetë ditë më vonë dhe 7 muaj pas plasjes së
skandalit, gjykata vendos që ndaj ish-ministrti të brendshëm të vendoset masa
“arrest në shtëpi”.
Nuk merret parasysh as rëndësia e krimit për të cilin
akuzohet dhe as fakti, që duke qënë ish-ministër i brendshëm ai ka ende mundësi
të manipulojë provat dhe dëshmitarët. Veët e fakti, që në ditët e diskutimit të
heqjes së imunitetit, dhjetra mbështetës të tij manifestuan pranë shtëpisë së
tij dhe Kuvendit Popullor, duhet të ishte një rrethanë rënduese për të vendosur
masën “e arrestit në burg”. Edhe si qytetar i thjeshtë, Saimir Tahiri ka një
rrjet të ngritur, të lidhur ose jo me drogën, i cili mund të ketë ndikim , që procesi
mos jetë tërësisht i pastër dhe objektiv.
Por, sikundër e kanë theksuar këto dy javë shumë vrojtues të
paanshëm, dorëzimi i mandatit të Tahirit dhe arrestimi i tij është i gjithi në
sajë të presionit të Gjermanisë, ndaj një mbështetje të hapur, që Tahirit ju
dha nga Kryeministri dhe Partia në pushtet. Nuk ka pikë dyshimi, se
“ndërmjetësit” kanë bindur Tahirin, që rruga më e mirë për të është të presë në
shtëpi një proces të tejzgjatur gjyqësor, të kushtëzuar edhe nga gjendja jo e
mirë e prokurorisë dhe gjykatave për shkak të Vettingut.
Nuk është e papritur, që dashamirës të Ramës në
Internacionalen Socialiste, ta quajnë sin jë hap pozitiv dhe të dobishëm për
hapjen e miratimit të negociatave. Më optimistët, naivët dhe të përlyerit mes
tyre, mund të justifikojnë me Reformën në Drejtësi, që procesi në ngarkim të
Tahirit do jetë i drejtë dhe i pandikuar nga politika.
Kjo vlen të shikohet në javët në vazhdim, por nëse të gjithë
“skandalin Tahiri”, duke filluar me emërimin e pamerituar si ministër, duke
vazhduar me kanabizimin e vendit dhe përfshirjen e drejtuesve të policisë në
trafik droge dhe duke e mbyllur me përgjimet e Habilajve dhe reagimet e Ramës
në këto shtatë muaj, nuk e lidh ngushtë me kryeministrin atëhere do të thotë,
që ke mbyllur të dy sytë dh eke zënë njërin vesh ndërsa tjetrin e ke plotësisht
të dylllosur.
Hapja e negociatave duhet të ketë kusht arrestimin me burg
të Tahirit dhe mbylljen e procesit penal ndaj tij. Me një kryeministër të
implikuar dhe që me agresivitet ushtron presion ndaj deputetëve të tij dhe
organeve të pushtetit juridik nuk mund të ketë as dënim të Tahirit dhe as luftë
ndaj krimit të organizuar.
Le të shpresojmë, që të huajt dashamirës ndaj Shqipërisë të
ushtrojnë më shumë presion ndaj kryeministrit të përlyer të këtij vendi dhe
t’ju besojnë më pak lojrave të tij.
No comments:
Post a Comment