Korça u ndërkombëtarizua. “Parisi i Vogël” tashmë me Kopësht
Japonez, krijoi edhe diçka, që të sjell ndërmend një zonë misterioze të
Atlantikut, “Trekëndëshin e Bermudeve”. Nuk është quajtur, që në projekt i tillë
edhe pse ka një ideator dhe autor të vetëm – arkitektin Australian Peter
Wilson. Eshtë “Trekëndëshi i Betoneve” dhe ka në kulme tre objekte betoni, në
tre pika të rëndësishme të qytetit.
Kulla Vrojtuese –
në sheshin e Demonstratave (ose para Teatrit)
Biblioteka
Multikulturore dhe Multifunksionale – në sheshin e Luftëtarit Kombëtar
Hotel dhe Qëndër Tregëtare
– në Bulevard “Republika”
Eshtë e pamundur t’i shpëtosh këtij trekëndëshi të tmerrshëm.
Po njëlloj, si anijet dhe avionët, që mundohen t’i shmangen atij të Bermudeve
dhe unë do doja, që kur të vërtitesha nëpër Korçë, t’i shpëtoja shikimit të
Kullës, Bibliotekës dhe Hotelit të Pitit.
Itenerari i zgjedhur do jetë tejet i zorshëm, se po të
nisesh nga Cezma e Amzës, që mund të konsiderohet një pikë jashtë trekëndëshit
dhe ku ndërtimet tradicionale i mbulojnë këto tre të llahtarshmet e reja, dhe të
duash të shkosh në Pazar (i cili vërtet është një mjedis i këndshëm se jo vetëm,
që nuk është projektuar në fillim nga arkitektët, por edhe se për restaurimin e
tij nuk ka dorë, dora australiane e arkitektit Wilson) duhet të zbresësh deri
poshtë në 7 katëshi e më tej në City Center, që të arrish në Pazar pa parë Kullën.
Puthu një herë e mirë me Ushtarin e Panjohur dhe Katedralen,
se nuk i shikon më po mos duash të shohësh Bibliotekën e Re, që shëllehet në
diell, si një “Derr i Lerosur”. Në
raste pagëzimesh apo të tjera festash fetare, duhet të vidhesh diku nga
Mitropolia dhe nëpërmjet qoshkave të hysh nga ndonjë derë e pasme e Katedrales,
po qe se merr edhe ndonjë shënim special nga Fort i Lumturueshmi dhespoti
Johan.
Më e komplikuar bëhet për “fanatikët e xhirros”, shëtitja në
Shëtitore “Republika”, nëse duan të shmangim, Hotelin “Patlixhaneja e Mbrydhët”, që po hedh shtat përkrah Lulishtes të
Themistokli Gërmenjit, ose Bashtës së Gegës. Duhet ta nisin nga “Kristali” e
tatëpjetë dhe meqënëse rruga para Parkut është me një kalim, duhet të shkojnë
deri diku pranë Dishnicës.
E para , që më vjen në mendje, është ndërtesa e Degës së Punëve
të Brendshme. Në rrugën e ndërtesës famëkeqe, nuk kam shkelur thuajse kurrë.
Ishte e lehtë t’i shmangeshe se nuk të shpinte në ndonjë pikë të rëndësishme të
qytetit.
Ndërtesa e dytë, në rrugën që të shpie në Shën Triadhë, shërbente
si institucion për njerëz me të meta mendore dhe nga të gjithë thirrej Azili. Prej
avllive të larta të saj shpesh dëgjoheshin klithma rënqethëse dhe rrokje të
pakuptim. Ndonjëherë, në ballkonin e vetëm shfaqeshin gra me flokë të shpërvjela
dhe rrobanate prej një fanellate të errët, që i bënte të dukeshin më të mjera.
E treta ndërtesë, ishte në rrugën ku shkonim për në Shtëpinë
e Pionierit dhe quhej Fabrika e Lëkurës. Qelbej një erë e rëndë indesh, qimesh
të djegura dhe kimikatesh. Në trotuarin pranë saj ishte e pamundur të kaloje.
Për fat të mirë, dy ndërtesat e fundit “tmerruese”, jo për
shkak të arkitekturës së tyre, por për atë ]’ka kishin brenda, një ditë ja u
hoqën funksionin. Azili u kthye në kopësht fëmijësh dhe Fabrika e Lëkurës u bë
pjesë e Fabrikës së Këpucëve. Jashtë unazës, në ndërtesa të tjera u vendosën.
Dega e Punëve të Brendëshme mbeti, deri në ndryshimin e sistemit.
Dhe pikërisht kur thurren ëndërra për të patur një qytet, si
ata të Veriut të Europës, të pastër, tradicional, me ndërthurje të kangjellave,
qelqeve të mëdha, tjegullave kuqalashe, gurëve të latuar dhe suvatimeve zbardhëlluese,
një dorë e pamëshirshme, e favorizuar nga duar të tjera jo të pastra, vendos
tre zhulakë betoni, që na sjellin në mendje La]in, Bru]in dhe Urakën.
Eshtë Trekëndëshi i llahtarshëm i Betoneve.
No comments:
Post a Comment