Partia (ajo e lavdishmja e Punës) kishte të drejtë , kur
theshte, që fshatarësia nuk është si klasa punëtore, por është më “reaksionare”.
Dhe të gjithë filozofët dhe teoricienët e saj, argumentonin se për shkak të
lidhjes me tokën, gjënë e gjallë, gjerdhet, kallamboqin, mullarët, fshatarët e
kishin të vështirë t’i përkushtoheshin mendërisht ideve komuniste. Ndërsa proletarët
e kishin kollaj, se “nuk kishin ç’të humbisnin veç prangave!”
Për t’ju hequr këtë gen reaksionar, por njëkohësisht duke
mos i lëvizur edhe nga fshati, komunizmi shqiptar krijoji “proletarët e bujqësisë“,
që ishin fshatarë, që nuk kishin asgjë, përveç ndonjë pule në kotec, por që nuk
mund të quheshin “bujkrobër” se në teori ishin vetë pronarë të gjithshkaje, që
lidhej me bujqësinë dhe blegtorinë. (Me Kushtetutën e vitit 1976, tokën e
kishte shteti, po ç’ishin bimë dhe gjëra të gjalla, i kishin fshatarët.)
Pas ndryshimit të sistemit, “proletarët e bujqësisë“ u
kthyen në “fermerë“, një emërtim ky ngazëllonjës edhe pse bujqit dhe blegtorët,
pemërritësit dhe vreshtarët, u sulën nëpër shtetet e huaj të punonin në ndërtim
dhe në bujqësi për të fituar ndonjë lekë më shumë.
Një pjesë e mirë prej tyre, kursimet I futën në firmat
piramidale, gjë që nuk dëshmon të jenë edhe shumë dyshues.
Partitë i patën gënjyer
vazhdimisht!
I bënë pronarë tokash me Reformën Bujqësore më 1946, për t’ja
u marrë ca vite më vonë, ja u kthyen “kuturu” në vitin 1992 dhe tani duan të
rishikojnë ligjin e atij viti dhe tokat e dhëna sidomos në vende të lakmuara,
dhe i quajnë edhe “fermerë“ si ata të Teksasit dhe Nju Meksikos.
Tani “fermerët” sipas Ministrit të Bujqësisë, janë
mosbesues!
Ju thonë t’ju japin para për zhvillimin e “fermave” dhe nuk i
marrin! Bile pa asnjë lloj dokumenti, por vetëm të kenë kartën e identitetit!
Mos i quaj Reaksionarë po të duash!
Fajin më të madh për këtë duhet ta ketë LSI-ja, që e ka
drejtuar këtë sektor katër vitet e shkuara, por edhe pak përgjegjësi duhet të
ketë edhe Tahiri, që nuk i jepte çdo fermeri autorizim për të mbjellë kanabis.
Nuk besojnë as lotët e Gramoz Ruçit, që i derdhi çurk, kur
fermerja Rigerta kërkonte nga Qeveria “Pak rrugë, vetëm pak rrugë, o shok , o
mik o vëlla!”
Në këtë gjendje është këtë pranverë Shqipëria, sa një poet
lokal, i dëshpëruar nga kjo gjendje gati në kolaps e bujqësisë shkrojti vargjet
e mëposhtëme:
Këndo o muzë
mosbesimin e fermerëve,
Naimi dikur ju thurri vargjet
e paharruara,
Partitë dyqanet ju
dhanë berberëve
Rilndja rrugët me
gropa i bëri të shtruara.
Po hapini sytë o miq, bujq
e blegtorë
Tani që hov po merr “Rilindja
rurale”
Vec ejani me kartë
identiteti në dorë
“Free” do merrni fara,
traktorë dhe fekale.
S’do ketë më pengesa,
rryshfete nën dorë,
Mjafton të besoni në të
renë Ministri,
Për ju po punojmë çdo
ditë, çdo orë,
Na prin shoku Edi dhe
e jona Parti!
No comments:
Post a Comment