Nga të gjithë thashethemet, hamendësimet, deklaratat politike
në këto 27 vjet tranzicion në Shqipëri, asnjëherë nuk është thënë, që politika
shqiptare apo shteti shqiptar, apo edhe bizneset shqiptare, kontrollohen nga “bijtë
e kurvave”.
Eshtë folur për banditë, hajdutë, bij komunistësh, fashistë,
trashëgimtarë kolaboracionistësh, bllokmenë, oligarkë, por asnjëherë për “bij
kurvash”.
Për herë të parë dhe të vetme, këtë shprehje e përdori në
vitin 2003 Edi Rama (asokohe kryetar i Bashkisë së Tiranës) për t’ju bërë
presion ndërtuesve gjatë një mbledhjeje me ta.
Të pranishmit kujtojnë se në një pushim të mbledhjes, një ndërtuesi
që i tha haptazi “për njëqindmijë dollarët , që kërkonte për një leje ndërtimi”,
kryetari arrogant, i mbrojtur edhe nga frika e ndërtuesve se mos hynin në listën
e armiqve, ju sul me tërbim duke e sharë me rrënjë e degë dhe u përpoq ta ndëshkonte
fizikisht. Ndërtuesi nuk ishte bir kurve.
Shprehja e Ramës u rigjallërua nga një ish-Rilindas i flakët
(mund të mos jetë “ish” pas disa kohësh nëse shpallet i pafajshëm), i quajtur
Saimir Tahiri, i cili tha “se nuk ka bij nënash dhe bij kurvash që mund ta
pengojnë të kërëkojë drejtësi!”
Meqënëse Rama ka patentën e kësaj shprehjeje, deklarata e Tahirit
u quajt nga analistët si shantazh ndaj kryeminitrit, por të dy e mohuan këtë
menjëherë.
Nuk ka asnjë fakt, që bijtë jashtë martese (më saktë bijtë e
prostitutave) kanë kaq shumë pushtet në Shqipëri. Për më tepër, statistikisht
ata duhet të jenë një minorancë tejet e vogël. Partia Socialiste, si është në
traditën e të majtave europiane, duhet të bëjë ç’është e mundur të mbrojë
minoritetet. Bile kjo ishte edhe një nga pikat prioritare kyçe të raportit të
Mogherinit.
Por socialistët duket se kanë një problem të madh me
prostitutat dhe familjarët e tyre. “Forca e Ligjit” e Fatmir Xhafës nuk po le
lokal ku dyshohet se ushtrohet prostitucioni pa kontrolluar dhe prostitutat
bashkë me tutorët e tyre mbahen gjatë në paraburgim. Eshtë një obsesion socialist
për të diskrimuar jo vetëm ato, të cilat shesin trupin, por edhe fëmijët e
tyre. Një praktikë dhe gjuhë e papranueshme. Edhe në kulmin e Diktaturës,
Komisioni i Dëbim Internimeve, prostitutat i internonte fshatrave pa familjet.
Në rast se në kohën kur ishte Ministër I Brendshëm, Tahiri
ka pasur informacion se “bijtë e kurvave”, kanë krijuar një shoqatë të fshehtë
si masonët, iluminatit apo gylenistët, atëhere ka plotësisht të drejtë. Informacioni
duhet të ketë kaluar detyrimisht në kryeministri dhe në zëvendësi i tij Xhafaj,
por për këtë duhet që Partia Socialiste të jetë më trasparente.
Në të kundërt, nuk kanë pse t’i diskrimojnë sepse nuk është
faji i tyre , që kanë lindur si rrjedhojë e një dashurie të paguar me para ose
në natyrë.
No comments:
Post a Comment