Ndoshta logjika e tyre bie ndesh me instiktet dhe egoizmin.
Ose ishte një formë e kamufluar e sundimit të “logjikës së fortë“, që në
vetvete është po aq egoizëm dhe makutëri si ai i njerëzve instiktivë.
Altruistët nuk mund të sundojnë. Të vështirë e kanë edhe të
qeverisin.
“Specia” më shëmbullore e tyre, Mihail Gorbaçov, shihet me përçmim
në vendin e tij. Si naiv, i dobët , i humbur, tradhëtar, plangprishës, i papërgjegjshëm.
Nëse par 25 vjetësh, “të plotfuqishmit” ishin vetëm në
shtetet pranë Tigrit, Eufratit dhe Nillit, tani i gjen kudo.
Bibi Netanjahu i Izraelit, Taip Erdogan i Turqisë, Narendra
Modi i Indisë, Duterte i Filipineve, mbreti Salman i Arabisë Saudite, gjeneral
Sisi i Egjiptit dhe mbi të gjithë, autokrati më agresiv dhe më i rrezikshëm,
Vladimir Putin.
Turqia, India, Tusia dhe Arabia Saudite janë anëtare të
G-20, ose më hollësisht hyjnë në 20 ekonomitë më të fuqishme në botë. Nëse
shtojmë edhe Kinën, me regjimin e saj autokrat, si edhe Iranin me qeverinë e mullave, mund të thuhet pa frikë,
se 3 miliard njerëz në botë, jetojnë nën sundimtarë autokratë.
E keqja nuk është vetëm në shkeljen e të drejtave të
njeriut, apo në mungesën e demokracisë së plotë, por kryesisht në mundësinë për
acarime ekonomike, të cilat mund të shpien lehtësisht në luftëra rajonale, të
cilat sa më shumë zhvillohet teknologjia, aq më tepër rrezikojnë të sjellin një
gjendje katstrofale për të gjithë globin.
Me pushtetin që gëzojnë dhe me gjithë mjetet e propagandës që
disponojnë, autokratët e kanë të lehtë të manipulojnë njerëzit. Një aradhë me
eunukë dhe fundkurrizilëpirës i ndjekin pas dhe ja u bëjnë të lehtë punën
propagandistike dhe trushpëlarjen e të tjerëve, sidomos më të rinjve. Ajo çka që
nga Lufta e Dytë Botërore ishte dominimi i pop-kulturës amerikane, tani është
ndryshuar në kulturën e kultit të udhëheqësve autoritarë, që zotërojnë çelësat
e pasurimit. Presidenti i vendit më demokratik në botë, Donal Trump, haptazi
shpreh simpatinë për udhëheqësit “që kanë gjithshka në dorë“ duke nisur me
Putin dhe duke përfunduar në Duterte. Llogjika e qeverisjes së një vendi në të
njëjtën mënyrë, se si drejtohet një korporatë është llogjika vrasëse e
demokracisë.
Shteti nuk është korporatë ekonomike publike dhe duhet të
jetë e kundërta e një korporate private.
Situatat politike në vende si Shqipëria apo edhe më të mëdha
se ajo, janë pasqyrimi i edhe më i deformuar i demokracisë të kufizuar të
vendeve të mëdha. Ndaj për sa kohë sundon kjo lloj “autokracie” në shumicën e
vendeve të rëndësishëm nuk mund të bëhet fjalë për inkurajim të demokracisë në
vende si i joni.
A mund të rikthehen sërish “të moderuarit” në krye të
formacioneve politike, apo do ketë përplasje të shtresave shoqërore?
Eshtë e vështirë të japësh një përgjigje të saktë për një
pyetje, që është më se “njëmillion dollarshe”.
Dëshira për të jetuar në një botë më të mirë, të bën të
besosh, se Njerëzimi i korrigjon vetë këto gjendje “anormale” të tij.
Le të shpresojmë se do bëhen pa ndërluftime botërore!
No comments:
Post a Comment