Monday 2 April 2018

Një varg është i mjaftë


Ju i kini të gjitha;
Ne veç vargjet.
Në hijet e pallateve tuaja jetojmë.
Na mjaftojnë pragjet.
Dëfreni pa fund në festat plot drita
Të largoni brengën,
Ne nuk na duhen fishekzjarret
Për të gëzuar kemi këngën.
Jemi të gjithë lakmitarë
Ju për të patur dhe ne për të ndjerë.
Ndoshta ju qeshet
Ndoshta na quani të mjerë,
Qënie me të vegjël sy
Që kënaqemi me pak,
Ndërsa përpiqeni të përplasni krahët
Në detin e madh të pangopësisë
Që kujtoni se ju shpie larg;
Ne i buzëqeshim të diellit rreze
Që trupin na përtërin,
Për tu ngritur lart mbi furtunat
Na mjafton vetëm një varg.

No comments:

Post a Comment