Ka kaluar më shumë se një vit nga botimi i një shkrimi tim për
gjuhëtarin dhe mësuesin e nderuar Gaqo Peci në Shqiptarja.com.
Pikënisje për shkrimin ishte heshtja rreth figureës së tij
dhe një arsye tjetër shumë personale, që kishte të bënte me di]ka, që më kishin
treguar kur humba babanë. Dikush, që kishte punuar në sektorin e Punëve të
Brendëshme më pat thënë këto fjalë: “Andoni
kishte arsye të kishte maninë e persekutimit. Gaqo Pecin, kur e arrestuan, e
patën izoluar për dy javë në Degën e Brendshme të Pogradecit, Reshat Leskaj dhe
Kristofor Pe]i dhe i kërkonin të dëshmonte kundër titeti dhe dikujt tjetër, por
ai nuk pranoi me gjithë presionet e mëdha.”
Nuk kam arritur ta verifikoj këtë, sepse në fillim nuk më
linte dhimbja dhe më vonë, kur doja të falenderoja Gaqon, ai kishte ikur të
jetonte në Berat. I mbeta përgjithnjë mirënjohës, edhe pse në librin e tij
rreth hetuesisë dhe gjyqit, nuk përmendje di]ka e tillë.
Me mendje e gjeja edhe të vërtetë, por edhe nuk përjashtoja
mundësinë e një keqkuptimi. Marëdhëniet e babajt me Gaqon kishin qënë korrekte,
por të ftohta. Por, gjithashtu, Gaqoja njihej për karater shumë të fortë dhe një
qëndrim të shkëlqyer në gjyqin- farsë, të cilin ju bënë katër intelektualëve të
shquar kor]arë.
E vija në dyshim, sepse logjikisht, në rast se donin të
implikonin babanë, mund t’i bënin presion Vangjush Tushit, me të cilin babai
pat pasur marëdhënie më të afërta.
Gjithsesi, si do që të ketë ndodhur, figura e Gaqo Pecit shkëlqen
në historinë e qytetit të Kor]ës dhe di]ka më shumë duhet bërë, për të mos u
mbuluar nga harrimi.
Sot, rastësisht, gjeta online, një reagim të hershëm tëNasho
Jorgaqit, ndaj shkrmit tim, në të cilin ai hedh poshtë përfshirjen e tij në dëshmitë
kundër Gaqo Pecit.
A mund të jetë e vërtetë mbrojtja, që i bën vetes Nasho
Jorgaqi?
Edhe pse të vërtetën mund ta dijnë vetëm Reshat Leskaj dhe
hetuesit e tjerë, që përpiluan dosjen e Gaqos, ka di]ka të ]uditshme që nuk përmendet
në spjegimet e Nashos.
Dhe kjo është Heshtja.
Studiuesi Jorgaqi, edhe pse tregon me mirënjohje se sa e pat
ndihmuar Gaqo Peci me korrespondencën e Sotir Pecit me Nolin, nuk e gjeti kurrë
të nevojshme t’i përgjigjej publikisht Gaqo Pecit, ndaj akuzave, që ai ngrinte
në librin e tij “Në panxhat e Sigurimit”.
Cuditërisht, reagoi menjëherë pas shkrimit tim, në të cilin,
20 vite më vonë, kur Gaqoja nuk jetonte më, përsëriteshin ato, që ishin shkruar
në librin e mësuesit të nderuar.
Nasho Jorgaqin nuk e akuzoj unë, por libri i shkruajtur nga
Gaqo Peci.
Edhe pse logjika nuk ma pranon, që letrat e hapura nga Sigurimi(fakt
i njohur ky për kohën) të mos shkonin tek i adresuari Nasho, përsëri nuk e përjashtoj
plotësisht mbrojtjen e tij.
Por për dikë të interesuar, që të mbrojë emrin e tij dhe njëkohësisht
t’i bëjë një nder edhe figurës së mikut të tij Gaqo Peci, dosja e plotë e
ndjekjes dhe e dënimit të Gaqos, mund të merret dhe të gjendet se cila është e
vërteta.
Ishin letrat drejtuar Nashos ato, të cilat e fundosën djalin
e Sotir Pecit?
No comments:
Post a Comment