Dymije vjet me pare, nje te premte feste, u krye nje nga padrejtesite me te medha te historise se njerezimit. Njeriu, qe predikonte dashuri dhe paqe, u ekzekutua pasi u torturua dhe u poshterua nga shteti dhe turmat. Prej asaj kohe padrejtesite dhe krimet e pushtetit kane vazhduar. Duket se Njerezimi e ka te veshtire te mesoje nga e kaluara.
Shpesh dyzohem nëse harresa është e dobishme apo e dëmshme.
Teorikisht, për deri sa ekziston është e dobishme. Në të kundërt “mendja do na
pëlciste” nga rregjistrimet e gjithshkaje që provojmë në jetë.
E megjithatë, ka një dëshirë të njeriut (dhe njerëzimit) për
të “rregjistruar” gjithshka edhe pse kjo harxhon energji të pafundme, që mund të
përdoren në fusha të tjera të krijimtarisë njerëzore.
A duhet të harrojmë qëllimisht, apo të lemë të lirë ato, të
cilat mbeten në mendjen tonë?
A duhet ta rifreskojmë dhe saktësojmë kujtesën kolektive?
Përse është e dobishme, të kujtojmë “ngjarje të vdekura”, të
cilat në çastin që janë kaluar janë në mënyrë pambarimisht larg nesh?
Le të ndajmë pjesën e kujtesës sonë, që lidhet më shumë me
kujtesën kolektive nga pjesa tjetër e kujtesës edhe pse është e vështirë “një
prerje me thikë“.
Pra të flasim për ngjarje dhe dukuri shoqërore, politike,
ekonomike etj., të cilat i kemi përjetuar.
Jo të gjithë i kemi përjetuar në mënyrë identike, sepse si qënie biologjike dhe
sociale nuk jemi identikë. Por ka diçka, një lloj rezultante të përjetimeve (jo
një mesatare aritmetike të tyre), e cila është më pranë të vërtetës dhe përbën
atë, e cila quhet “mbresa kolektive”.
42 vjet më parë, në Korçë, u arrestua një mësues muzike dhe
e motra e tij. Mësuesi quhej Kiço (Kristo) Venetiku. Ishte edhe dirigjenti i orkestrës
frymore të qytetit. Fjalët, që qarkullonin ishin se u arrestuan “për politikë“,
brenda një vale arrestimesh dhe internimesh në qytet.
Për shumicën e qytetarëve, lajmi ishte i pakëndshëm se po
shtonte një klimë pasigurie, që në atë kohë ishte e frikshme ta quaje “klimë
terrori shtetëror”. Sigurisht, që jo të gjithë e përjetonin njëlloj. Në çdo
shoqëri ka njerëz ziliqarë, mendjepakët, fanatikë, të manipulueshëm, që e përjetonin
si të domosdoshme një gjë të tillë dhe përsërisnin hapur ose edhe me mendje
parrullat zyrtare “uji fle, hasmi s’fle”, “armiku i brendshëm është më i rrezikshëm”,
“të ushtrojmë pandërprerë luftën e klasave” e të tjera si këto, që sot na duken
marrëzira. Kishte edhe të tjerë, që nuk e miratonin hapur, por dyshonin se edhe
diçka mund të kishin bërë “se kot nuk të marrin”, ose “po edhe atyre ç’ju duhet
që ngatërrohen me politikë!” Por ndjenja e përgjithshme ishte frika e njerëzve
nga shteti, e sintetizuar në shprehjen “C’të bën qeveria nuk ta bën as Perëndia!”
Kur të tjerë njerëz të nderuar në qytet, bile të shtyrë në moshë, u arrestuan,
si piktori Vangjush Tushi dhe mësuesi Gaqo Peci, atëhere ndjenja e frikës dhe e
dyshimit se një padrejtësi e madhe po bëhet, u shtua. Gjyqi publik i tyre i shumëfishoi
këto dy ndjenja. Në dritën e diellit dolën bisedat e tyre dhe “faktet “ e
tjera, që për shumicën e njerëzve nuk i bënte as ë pakujdesshëm” se ishin kryer
në rrethe shumë të ngushta.
Shteti-parti ja kishte aritur qëllimit.
T’ju fuste frikën të gjithëve, se askush nuk është i sigurt
nëse mendon apo flet ndryshe.
Ndaj pikërisht për këtë
nuk duhet harruar.
Njerëzit bien në ujdi, që të ngrejnë një tërësi
institucionesh për t’i mbrojtur dhe për të ndihur, që jeta për të gjithë të jetë
më e mirë dhe kuptojnë se kanë të bëjnë me një Përbindësh.
Frika nga Shteti, apo nga njerëzit e veshur me pushtet është
e tmerrshme. Dhe kurdoherë mund të përsëritet. Mund të jetë diktaturë e majtë e
djathtë, mund të jetë regjim despotik, mund të jetë regjim mafioz ose diçka
tjetër, por është një gjë merritëse.
(vijon)
No comments:
Post a Comment