Periudha, që kemi përpara deri në hyrjen në Europë(ndoshta
rreth vitit 2028) të kujton shkarrazi “stazhin e Partisë“, kur kandidatët për
komunistë, brenda tre vitesh, duhet të provonin se i kishin mishëruar “10 cilësitë
e komunistit”.
Cilësitë e komunistit ishin shumë larg “10 porosive të
Moisiut”, të cilat janë në bazë të moralit dhe drejtësisë të botës së sotme të
qytetëruar. Gramoz Ruçi dhe të tjerë ish-komunistë në drejtimin e PS-së dhe në
bazën e saj, duhet të bëjnë përpjekje për të “ndruar gjakun komunist” në ndërgjegje
dhe ta zëvendësojnë atë me “gjakun demokristian të ndërgjegjes së Europës”.
Europa ja u dha shansin duke shpresuar se do jenë në gjendje
ta bëjnë brenda 10 vjetësh.
Edhe të gjitha pikat prioritare kyçe, të cilat i kërkon
Europa shtetit dhe shoqërisë shqiptare janë të nxjerra kryesisht nga 10 porositë
e Dhjatës së Vjetër.
“Të luftohet
korrupsioni” nuk është gjë tjetër veç porosia “Mos vidh!”, e thënë me të
tjera fjalë.
“Mos vri!” është tjetra porosi, që Brukseli e ka dhënë në
formën e “Luftë ndaj krimit të
organizuar”, që veç trafiqeve të drogës dhe njerëzve, në këto dhjetë vjetët
e fundit ka shënuar edhe një rekord vrasjesh, por për të cilat qeveria preferon
të heshtë dhe jo të japë statistikat e vërteta.
Pika tjetër kyçe e raportit , ajo që lidhet me “hapat e mëtejshme për Reformën në Drejtësi”,
nuk është gjë tjetër, vetëm se zhvillimi me më shumë fjalë politiko-ligjore i
porosisë “Mos jep dëshmi false!” Dhe tek ne dëshmi false dhe vendime false kanë
dhënë dhe japin gjykatësit, prokurorët dhe palët e akuzuara, sidomos përfaqësuesit
e qeverisë.
Ndoshta e vetmja pikë prioritare , që nuk mund të
identifikohet drejt për së drejti me një nga 10 porositë, është ajo e “reformës në administratë“, që lidhet me
shkëputjen e administratës nga politika, me emërtimet sipas aftësive, por
indirekt është e lidhur me korrupsionin, arbitraritetin dhe paritshmërinë, që
mund të gjenden në disa nga porositë e sipërpërmendura, apo edhe nga porosia
“Mos beso në të tjerë Zota!” (Mos beso në gjë tjetër veç Ligjit!).
E pesta pikë prioritare është ajo “E respektimit të minoriteteve”, e cila edhe pse nuk gjendet në 10
porositë e Moisiut, është e qartë në mesazhin e Dhjatës së Re “ Duaje fqinjin njëlloj
si do edhe veten”.
Pra duket qartë, që kërkesa e Brukselit e sintetizuar është
kthimi i shtetit shqiptar (dhe shoqërisë, që ka ngritur këtë shtet) nga një tip
“barbaro-komunist” në një tip “demokratiko- qytetar”.
Njerëzit kanë të drejtë të jenë dyshues.
Rrënjët ideologjike të Partisë Socialiste janë larg
ideologjisë mbi të cilën është ngritur Europa e Bashkuar.
Mbi të gjitha, formimi filozofik i Ruçëve, Majkove, Veliajve
dhe “kompanisë bela” është ai i një materializmi të egër, makiavelist dhe i nënshtrimit
të interesave të njerëzve para interesave të Partisë(në këtë rast bandës).
50 vite propagandë komuniste dhe qindra vite “stazhe partie”,
kanë krijuar një brez politikanësh dhe nëpunësish, me një formim shumë larg
atij europian. Dhe pikërisht këtij brezi po i beson Europa këtë ndryshim
rrënjësor.
A mund të arrihet?
Në të kundërt, sytë duhet t’i mbajmë nga qielli dhe jo nga
Brukseli!
No comments:
Post a Comment