Mjegulla e mendimeve
Terrin e bën më të errët
Ndaj dergjesh në dëshpërim
Dhe më nuk ec.
As duart që dikur shtynin lianet e brengave
Nuk bëjnë më dobi.
Gjithshka ngec
Veç frikës.
Nuk është i vërtetë ky pyll
As kasollja e shtrigës thellë në të.
Dielli po njëlloj përflak
Si në ditët e gëzimit,
Heshtja që shpirtin të zë
Eshtë tingëllimi i Asgjësë,
Që mpin gjithshka të dashur
Shurrdhon tingujt
Të cilave dikur ju bije ndesh.
Vish edhe ti buzëqeshjen tonë
Hidhe krahëve,
Shtegun ka për të ndritur
Dhe do të sjellë sërish mes nesh.
No comments:
Post a Comment