Ai ishte një ishull i vetmuar në Paqësor, që u bë i njohur
se kadinjtë hynë një ditë në grevë dhe nuk dolën prej saj.
Ende kanë mbetur të errëta se pse njerëzit më të nderuar të
ishullit, u zemëruan aq shumë me krerët e shtetit sa të hynin në një grevë të
tillë të panjohur më parë në rruzull. Disa thoshin se kishin hyrë në shenjë proteste
për rrogat e vogla, disa të tjerë ja hidhnin fajet shtetit, që nuk ju kishte dhënë
privilegjet , që ju takonin, ndërsa të tjerë, akuzonin Parlamentin e Ishullit,
që kishte miratuar një ligj për martesat e homoseksualëve, gjë të cilën gjykatësit
nuk mund ta duronin dot.
Puna është se ata dhe ato, që vendosnin mbi grindjet mes
njerëzve dhe shtetit, mes njerëzve dhe njerëzve, mes njerëzve dhe animalistëve,
vendosën të mos shkojnë më në punë dhe ju vunë ky]in sallave të gjykatave.
Në Kushtetutën e Ishullit kishte një Amendament(ai me numur
3), që gjykatësit mund të zëvendësoheshin vetëm kur të vdisnin dhe përderisa
gjatë grevës nuk pat vdekur as edhe një gjykatës i vetëm, nuk mund të emërohej
dot as edhe një gjykatës i ri i vetëm.
Pati një nismë parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën,
por edhe ajo nuk mund të miratohej pikërisht prej faktit, që Gjykata
Kushtetuese ishte e mbyllur.
Shteti ishte i fortë.
Policia e shkëlqyer.
Ekonomia e vendit në lulëzim.
Shoqatat jo-qeveritare gëlonin.
Por nuk kishte gjykata.
Pa kaluar disa orë nga kryerja e një krimi, policia i zinte keqbërësit
dhe i fuste në burg, por nuk mund t’i mbante dot më shumë se 24 orë, se nuk
kishte gjykatës të përcaktonte masën e sigurisë. Kriminelët shëtisnin të lirë,
ishin bërë arrogantë dhe megjithëse forcat policore ishin shumë efikase,
kriminelët nuk i dënonte dot kush. Ishin një ditë po dhe një ditë jo në
veprimtari kriminale.
Fqinjët filluan të ziheshin gjithnjë e më shumë për gjerdhet,
por nuk kishte më gjykatës të men]ur
e të drejtë, që të zgjidhnin ]ështjet e pronësisë bazuar mbi tapitë e vjetra ,
të reja dhe atyre të ndërmjetme.
Por më e keqja ishte se bëheshin martesa , por nuk mund të bëheshin
divorce. Kjo rriti shumë shkallën e imoralitetit, pasi gratë nisën të shkonin
hapur me mullixhinjtë, jo vetëm për inat të vjehrrave dhe burrat nisën të mbajnë
nga tre-katër gra edhe kur nuk i përkisnin fesë islame.
Kishte edhe një vështirësi tjetër. Ishulli vërtet ishte një
shtet shumë demokratik, por nuk ishte pjesë e Komonuellthit dhe e asnjë
traktati tjetër ndërkombëtar. Me një fjalë, as ndërkombëtarët nuk mund të vinin
dorë.
Pleqtë e Ishullit (në këtë kategori hynin vetëm poetët, që
kishin botuar mbi 10 tragjedi në vargje), të tmerruar nga kaosi i pashmangshëm,
u mblodhën të pleqëronin këtë hall mbi hallet. (Hallnajë e quajti më i moshuari
syresh). Pasi i rrahën mbarë e prapë të gjitha mundësitë kushtetuese dhe
antikushtutetuese, ju rikthyen edhe kodeve të vjetër dhe kohëve kur nuk kishte
ligj, “por i madhi hante të voglin dhe të dy hanin atë, që bëri t’anë“, një nga
të mo]mit dha idenë t’ju bënin thirrje furrxhinjve mos ju jepnin bukë gjykatësve,
bakallëve të mos ju shisnin ushqime dhe kundraxhinjve, mos ju rregulllonin këpucët.
“Po sikur kadinjtë të
fillojnë të mbjellin grurë vetë, ta bluajnë po vetë dhe të bëjnë edhe bukën vetë,
si do bëjmë?” pyeti një më pak i mo]ëm.
“Pastaj do ndryshojmë shprehjen,- po të ishte puna e mirë,
punonte edhe kadiu-“ u përgjegjplot bindje plaku ideator, nga penda e të cilit
kishin dalë mbi tridhjet tratragjedi në vargje.
No comments:
Post a Comment