Friday, 4 August 2017

Një pushim prej pushimeve

U lodha prej pushimeve,
Atyre në ujin e smeraldtë
Dhe të tjerave rrethuar prej rrëshirës.
Trupat e lekuriqtë me tatuazhe
Më lodhin,
Si më merr frymën
Ozoni që varet rrëpirës,
E bardha verë
Rërëa e nxehtë në plazhe,
Shkuma e birrës.
Dua të lëshohem i gjithi,
Në të syve të tu trishtim,
Ku vdes dhe ngjallem sërish,
Ku murg budist ndjehem,
Eremit ëndrrimtar,
Poet bohem,
Rrotullues dervish.
Më jep të ëmblën prehje,
Atë,
Që asnjë aventurë ma jep,
Tek ty dua të jem deri në të fundit ditë,
Tënden zemër,

Dua të kem të përhershmin djep.

No comments:

Post a Comment