Instituti i Studimeve Politike ( nuk di nëse është i njohur
apo jo nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë) ka nxjerrë një studim të “përbërjes
fetare” të Parlamentit të ri shqiptar. Ndoshta studimi në fjalë është një pjesë
shumë mikroskopike e stidimeve të këtij “rezervuari të mendimit” (think tank),
por meqë prek një temë disi delikate, që është ajo e raportit të fesë me
politikën them, që ja vlen të ndalesh rreth tij.
Një cilësi, që i mungon, që në fillim studimit dhe ndoshta e
bën “a priori” të pavlefshëm. është se nuk përmendet nëse përkatësia fetare u
deklarua nga vetë deputetët. Nëse do kishte ndodhur kështu, mes deputetëve mund
të kishte edhe ateistë, edhe evangjelistë, mbase edhe budistë, ose nga ata, që
nuk dinë nëse i përkasin ndonjë feje.
E megjithatë, një studim I tillë “numëronjës”, ku punonjës të
Institutit, duke parë emrat e baballarëve, mbiemrat dhe ndonjë përkatësi
krahinore, i “venë vulën” se në cilën fe duhet grupuar filan deputet, janë jo
vetëm të padobishëm, por edhe të lindur mbi ide të mangëta.
Kujt i intereson përkatësia fetare e deputetëve? Të huajve?
Politologëve? Partive?
Në një vend si i joni, kur me Kushtetutë feja është e ndarë
nga shteti, ky lloj studimi nuk duhet të ndërmeret. Aq më keq është nëse partitë
do marrin shkas nga studime të tilla dhe të themi, që në Lezhë nuk do kandidojnë
kurrë dikë, që nuk është katolik dhe në Dibër dikë, që nuk është musliman.
Për fatin e mirë të Shqipërisë dhe për fatin e keq të
politologëve miopë apo të papunë, Shqipëria ka çuditur botën , që në fillimet e
shtetit shqiptar, se edhe e njohur si vend me shumicë të popullsisë muslimane
ka patur për kryeministër një prift ortodoks.
Gjatë periudhës së Diktaturës sundohej nga një grusht ateistësh,
që nuk pyesnin as për fe dhe as për ndonjë ideologji tjetër.
Në periudhën e tranzicionit, përsëri ka pasur më tepër
kryeministra me origjinë familjare të
krishtere se sa muslimane (edhe këta jo të vetëdeklaruar si praktikantë të një
feje).
Dhe pavarësisht nga
sa më sipër jemi këtu ku jemi. Keq edhe më keq.
Numërimi i deputetëve sipas fesë, si e kanë konstatuar me të
drejtë kritikë të studimit, vetëm se sjell çoroditje në popullin e thjeshtë.
Shumë njerëz të zakonshëm as e kanë të qartë, që tek ne shteti dhe feja janë të
ndarë. Veç frikës dhe ndienjës së persekutimit asgjë të mirë s’mund të krijojë.
Për shkak të grupmoshave të deputetëve, pjesa më e madhe e përfaqësuesve
tanë të popullit nuk besojnë në Zot. Ndalimi me ligj për 25 vjet, propaganda 50
vjeçare materialiste dhe tradita popullore jo shumë fetare, ka bërë, që shumica
e përfaqësuesve të popullit i kryejnë ritet fetare, vetëm kur janë të pranishme
kamerat e televizioneve. Shumica syresh nuk e kanë lexuar as Biblën dhe as
Kuranin. Vërtet këto nuk i bëjnë politikanë më të këqinj, por nuk i bëjnë as më
të mirë. Ndoshta po të besonin në Zot do kishin ca parime morale më të mira,
dhe megjithatë, askush nuk duhet të përfaqësojë popullin se i përket këtij apo
atij besimi fetar.
Dhe një pyetje të fundit kam për autorët e studimit:
No comments:
Post a Comment