Në fillim nuk kuptova asgjë dhe pyeta mikun se ç’farë donte
të kuptonte. Ai mu përgjigj se deshte të merrte vesh se “ç’farë fliste vetë
mikpritja”, por pasi e kundrova gjatë e gjatë fotografinë, mendova se
informacioni mund të ishte i cunguar dhe në FB duhet të kishte edhe fotografi të
tjera, të cilat ilustronin mikpritjen e Ekuranit në Kamenicë. Përgjigja ishte e
menjëhershme “Ncuq”, ndaj unë mbeta përsëri para të njëjtës foto, që shihni
edhe ju, me përgjegjësinë e zgjidhjes të “gjë a gjëzës”. (Më ka mbetur kjo dëshirë
fëminore për zgjidhjen e gjë a gjëzave edhe atje ku nuk ka pikën e rëndësisë
apo domethënies.)
U përqëndrova në çdo imtësi me ngjyrë e fotos dhe e ndjeja,
që mikpritja kishte qënë vërtet mbresëlënëse, se kjo dallohej qartë në fytyrën
e kënaqur të mikut Rilindas, por se ç’lloj mikpritje pat qënë ende nuk e
kuptoja. U përqëndrova në Ekurani (që mendova se duhet të ishte burri në mes)
dhe dallova në portretin e tij, një lehtësim që të jep dhënja e gjithshkaje tek
miku. Eshtë ndjenja shekullore e shqiptarit, që edhe nëse është i varfër, “e
djeg” për mysafirin e shquar. U përqëndrova edhe në copën e “damaskut” që vesh
kolltukun ku janë ulur “nikoqiri dhe mysafiri” dhe përsëri…asgjë.. Miku tjetër
Valin, ka një shprehje, që nuk të le të kuptosh shumë, ndaj përsëri u përqëndrova
në Ekurani dhe mu duk se e gjeta zgjidhjen:
Pasi i ka dhënë Rilindjes gjithshka, mbështetjen me votë dhe
me kontribut financiar, Ekurani ka dhuruar edhe xhaketën prej teritali dhe këmishën
për “kauzën”. Ka ndenjur vetëm me kanatieren gri, pasi në vapën e verës dhe në
punët në fshat ajo i mjafton.
Në shtator, Rilindja formon sërish qeverinë dhe do mendojë
veçanërisht për Ekuranët bujarë.
Mikpritja flet vetë!
No comments:
Post a Comment