Ata, që ju besojnë teorive komplotiste (këtu hyn edhe vetë
Is), me siguri, që kanë një spjegim për këtë fillim të hershëm të fushatës.
Ndoshta sivjet shanset e tij për Nobelin janë më të mëdha dhe sulmi nis më hershëm- mund të
të jetë një nga spjegimet komplotiste. Të tjera, mund të sajohen nga fantazitë
e Myftarajt, Alfred Cakos, apo të tjerëve kundërshtarë dhe pasues të tij, që
besojnë se pas çdo ngjarjeje shoqërore në botë ka një komplot.
Lajmet rreth Kadaresë
shesin gazetat dhe nxisin klikimet.
Edhe vdekëtarë të tjerë, të zakonshëm si unë, kanë interes
të lexojnë apo shkruajnë rreth tij. Në kohën e Diktaturës ishte në njerëzit më
të rëndësishëm të Shqipërisë. Si rrjedhojë, sidomos për ne, të cilëve, ajo
periudhë ju ka lënë shumë shenja në mendje, sepse kur ra i kishim kaluar të
tridhjetat, nuk mund të jemi indiferentë ndaj lajmeve rreth Enverit, Nexhmijes,
Mehmetit, Ramizit, Ismailit, Dritëroit dhe Vaçe Zelës. Të njëjtin interes nuk
na ndjellin ato ndaj Hysniut, Kadriut, Muho Asllanit, Ali Abdihoxhës, Fatmir
Gjatës apo Pilo Peristerit.
Thashethemi rreth së motrës së Ismailit, që fliste kundër
sistemit është i vjetër. Unë e kam dëgjuar në kohën kur ishim studentë, por nuk
di pse më ishte fiksuar, që ajo punonte në spital, si ndihmësmjeke a laborante.
Po ashtu, i njohur ishte edhe qëndrimi i
Ismailit, që kishte ndërprerë marëdhëniet me të. Nuk ishte aspak i çuditshëm.
Viti 1980 ishte viti i kulmit të terrorit dh endërprerje të tilla të
marëdhënieve ishin jo vetëm normale, por të domosdoshme për të mbijetuar. Edhe
sot nuk arrij të kuptoj se nga ishte burimi i thashethemeve. Sigurimi, Komiteti
Qëndror apo edhe vetë Kadaretë, por e vërteta është ajo, që në Tiranë kjo gjë
dihej. Flitej edhe, që po mos ishte motra e Ismailit do e kishin futur në burg.
Por si gjithnjë, në intervistat e Kadaresë, ka një
“spërdredhje” të ngjarjeve, të vërtetat e së cilave i di vetëm ai dhe një
grusht i vogël njerëzish.
E para është, që në vitin 1980, marëdhëniet e tij me klanin
Shehu ishin të shkëlqyera. Bashkimi (Shehu) ishte mik i ngushtë i familjes dhe
ndikimi i kryeministrit mbi Ministrinë e Brendshme ishte absolut. Të tjerë
funksionarë të rëndësishëm të Ministrisë, të cilët aspironin të bëheshin
shkrimtarë të njohur, si Neshat Tozaj e të tjerë, ishin miq të ngushtë të tij.
Disa prej tyre ai i përdori në mënyrë të poshtër për të bërë presion ndaj një
djali të ri, që kishte marëdhenie me të bijën vetëm dy vjet më vonë.
Ndaj është e vështirë për mua të besoj shumicën e
përmbajtjes të intervistës së tij.
Ismaili gënjen.
E bën këtë për hir të figurës tij, për hir të letërsisë
shqipe apo edhe për hir të Shqipërisë, por e bën sikundër e ka bërë edhe shumë
e shumë herë të tjera.
E megjithatë artistë të shkëlqyer, që gënjejnë rregullisht,
historia ka njohur shumë.
Kjo nuk ju ul vlerat e tyre si artistë.
No comments:
Post a Comment