
Këtë fakt e njohin jo vetëm hetuesit, avokatët, gjyqtarët,
psikologët por edhe njerëzit e letrave apo edhe poltikanët. Këta të fundit dinë
gjithashtu , që kujtesa e përbashkët e një grupi njerëzish, mund të
“manipulohet” më lehtë, sepse është edhe më amorfe, por edhe më afatshkurtër.
E bëra këtë hyrje, për të mundësuar spjegimin(apo më mirë
t’i bëj mbrojtjen), një shkrimit tim rreth çështjes së “Kako Kadaresë“.
Kam dyshuar, që Is manipulon “trashë“ ngjarjet e kohës së
Diktaturës, që lidhen me të, herë herë duke krijuar “legjenda” të raportit të
Diktatorit me Gjeniun, duke ju referuar Greqisë së Lashtë dhe Romës dhe herë
herë duke paraqitur një lloj Diktature “të përçudnuar”, e cila mund të shitet
pa frikë në Perëndim, apo tek lexuesit e rinj. Raporti i tij me të vërtetën është
shumë “elastik” (për të qënë dashamirës ndaj Is). Bile manipulime jo të holla,
ai ju shet edhe atyre, që kanë jetuar në atë kohë, duke “abuzuar” me largësinë
në kohë të ngjarjeve, apo me dashamirësinë e dëdgjuesit. Psh. Dikujt, që ka
jetuar në Tiranë në vitin 1982, I thoshte, “që prej 1982 e më tej, ishte disi i
lodhur prej persekutimit dhe nuk ishte si I mpirë, ndaj theshte le të bëhet ç’të
jetë për të bërë!” Dëgjuesi e besonte dhe harronte, që pas 1982, Diktatura
goditi ashpër Ministrinë e Brendshme dhe zbuti në maksimum përndjekjet për
agjitacion dhe propagandë apo goditjen e artistëve.
Në intervistën e fundit, rreth një letre, që Is i kishte dërguar
Enver Hoxhës për shkak të së folurës së saj kundër Diktatorit ka shumë
“dredhje” të tilla, si përpjekje për të justifikuar në mënyrë “përfituese
morale” për disa gjëra, të cilat nxjerrin më shumë karakterin e tij të njohur
egoist, se sac illësi të tjera negative, që i veshin komentuesit anti- Kadare.
Sipas tij, në letrën drejtuar Enverit, ai theksoi, që
Kadrije Kadare ishte e sëmurë psiqike ndaj shante këdo. Dhe këtë e vesh me një
“dhimshuri” të vëllajt, si mënyra e vetme për të shpëtuarmotrën nga burgosja!
Gjithashtu ai pranon edhe , që kishte frikë, ndaj dhe e bëri letrën pas këshillimit
edhe me një mikun e tij në Ministrinë e Brendshme.
Në vitin 1980, Ismaili vërtet nuk isht në positën e tij më të
mirë shoqërore. Pas “Pashallarëve të
Kuq” (poezi-bejte kjo, që donte të ngrinte në apogje Enverin, por që e shkruar
nxitimthi, përfundoi në një boomerang për Kadarenë), frika e tij nga ndonjë shpërthim
i Hoxhës ishte e kuptueshme. Këtë gjë ai e dinte edhe nëpërmjet Bashkim Shehut
dhe të tjerëve miq të Nomenklaturës, që e vizitonin dhe e këshillonin. Mbrojtja
më e mirë e tij ishte njohja në Francë dhe në Europë. Por duke ditur se ç’zemërim
kishte treguar Enveri ndaj gjirokastritëve të tjerë, të pasur, që e kishin përbuzur,
edhe mund të justifikohet shkrimi i letrës për të qënë tërësisht i sigurt. E
megjithatë, kur shikon të gjithë ngjarjen e grave të përfshira në atë gjyq, ku
edhe e dënuara merr një dënim far të lehtë, letra dh endërprerja e marëdhënieve
me Kakon ngjan mëse e tepruar.
Ajo, e cila më ka indinjuar gjithnjë në rastin e Ismailit,
Dritëroit, Fatos Arapit dhe të tjerë shkrimtarësh apo artistësh të njohur të
asaj kohe, është, që nuk flasin kurrë të vërtetat e mëdha, që ata dinë. Në të
gjitha rastet gjen boshllëqe, “dredhje”, gënjeshtra, heshtje, gjysëm të vërteta,
manipulime.
Një popull, intelektualët e të cilit kanë të tilla raporte
me të vërtetën, është I destinuar të gënjejë të tjerët dhe më shumë se kudo
vehten.
Përballja me historinë e errët të asaj kohe, nuk është vetëm
hapja e dosjeve, për të cilën thërret shpesh Ismaili. Eshtë hapja e zemrës, e
kujtimeve edhe pa pasur nevojë të kërkohet ndjesë.
Në të kundërt, jo më shumë se pas disa dhjetvjeçarëve,
periudha e Hoxhës do glorifikohet dhe shenjat kanë nisur, që tani.
Ndaj duhet përdorur “dyshimi” në ato që shkruan Is. Sidomos
në ai, që ka qënë një mjeshtër i realizmit mashtrues.
No comments:
Post a Comment