Nga disa biseda me miq kam kuptuar, se kam lënë përshtypjen
me shkrimet e mija se jam një “anti-Pelesh i tërbuar”. Përderisa kjo përshtypje
është krijuar dhe më është thënë, nga njerëzit, të cilëve ju besoj, më duket me
vend të bëj një lloj rrëfimi, se pse kam shkruar kundër veprimeve të Nikos në
Korçë dhe i jam kundërvënë edhe ndonjë shkrimi të tij për politikën.
Jam “thartuar” nga ideja, që edhe njerëz të zotë, që kanë
shkëlqyer në studimet e tyre universitaret mund të “veprojnë“ thellësisht gabim në gjëra,
të cilat lidhen me një hapësirë dhe pronë, që ju takon të gjithëve. Në këtë rast
është fjala për qytetin tim të lindjes, Korçën, që është edhe qyteti i lindjes
së Nikos. Dhe këtu nuk është fjala për pikpamje të ndryshme të zhvillimit të
qytetit, ose për kritere urbanistike të të caktuara. Për mendimin tim, Nikos i mungon modestia dhe
thjeshtësia, e cila të bën të druhesh, kur merr vendime të rëndësishme për një
hapësirë ku jetojnë afërsisht 50 mijë njerëz. Diçka të tillë e konstatova me
keqardhje gjatë fushatës elektorale të vitit 2011. Mu krijua bindja, se një
arrogancë e tillë do kishte pasoja për Korçën.
Kanë kaluar mbi 6 vjet nga ajo kohë dhe në urbanistikën dhe
arkitekturën e Korçës ka ndryshime jo të pakta. Jo të gjitha janë negative
ashtu sikundër edhe të gjitha nuk janë “arritje të suksesshme”, si i paraqet
Nikoja dhe pasuesit e tij. Restaurimi i Pazarit, Shëtitorja e qendrës dhe
Rifreskimi i Parkut Rinia mbeten në arritjet më të mira, ndërsa në më negativet
janë Kulla Vrojtuese, ngushtimi i disa rrugëve, objekti përballë bashtës së
Themistokliut dhe Biblioteka në ndërtim.
Dukuria pozitive kryesore ka qënë, që në 4 vitet e fundit
Peleshi solli në qytet shumë investime duke nisur me mbylljen e gangrenës të
Muzeut Mesjetar(ku nuk ishte edhe vetë pa faj), rinovimin e Teatrit, ringritjen
e shtëpisë të Sugarëve dhe plot investime në rrugë të reja apo sheshe sportive,
të cilat duke qënë larg nuk mund t’I di në hollësi. Pra veç viteve të
suksesshme, kur diti të tërhiqte investime si kryetar bashkije edhe me një
qeveri jo të partisë së tij, në vitet e tij në qeveri ai i mbushi mendjen Ramës,
“të hapte thesin për Korçën”. Kjo e ka bërë qytetin më tërheqës për turistët e
huaj dhe vendas .
Por Rama nuk bën asgjë pa një “taksë“ të tij, që ka qënë edhe futja e
arkitektit Australian Pit Uillsën në të gjitha punët, që janë bërë në Korçë dhe
, që si e kam shprehur në shkrime të tjera ka qënë në shumicën e rasteve e gabuar
dhe e dëmshme.
Megjithatë jemi këtu ku jemi sot.
A është mirë për Korçën, që Peleshi të jetë pjesë e qeverisë
së re?
Mendimi im është - Po .
E vetmja anë pozitive në rast mospërfshirjeje, do jetë që ai
të marrë një mësim për karakterin e “çunit më të mirë në Shqipëri” dhe të
mundohet t’i ngjasë sa më pak në karrierën e tij të gjatë politike, por kjo e
mirë është fare e vogël po t krahasohet me një cungim të investimeve për Korçën.
Duket, që Rama do qeverisë edhe 4 vjet. Do qeverisë në mënyrën
më negative të mundshme. Eshtë e turpshme ta pranosh, por për qytetin është më
mirë të jesh jo në shënjestrën e tij, por nën sqetullën e tij.
Le të jemi pragmatistë.
Le të ketë në ditët që do vijnë të paktën një ministri edhe
për Nikshin!
No comments:
Post a Comment