Ka qënë kënga më e preferuar e Bitëllsave për mua. Vonë kam
mësuar, që nuk është ndër më të dëgjuarat e tyre. E megjithatë mbetet e ve]antë.
E kam më të preferuarën edhe sot.
Me një vijë melodioze të thjeshtë dhe harmoni gjithashtu jo
të vështirë, ishte e lehtë për tu kënduar edhe pa e shoqëruar me kitarë. Nuk mësova
donjëherë të luaja as edhe një akord në atë instrument aq popullor të rinisë
sonë.
Ve] “Gëëërl…gëëërl” mund të këndoja vazhdimisht edhe nën zë,
edhe pa i kushtuar rëndësi tekstit. Beni
kishte disa shirita me këngë të “të famshmve” nga Liverpuli dhe i dëgjonim
shpesh. Kur ishim hoteleve gjatë turneve, i rikthenim me dhjetra herë…Ah gëëërl…Nuk
ishim më shumë se gjashtëmbëdhjetë dhe nuk ishte e pazakontë të ndjeheshim “të
plagosur” nga vajzat…Nuk arrinim të kuptonim se cilat na donin dhe ato, që pëlqenim
ose silleshin ftohtë me ne, ose vetëm nuk kishim kurajo t’ju theshim di]ka… Ah
gëëërl…
Dija pak anglisht, sa për të kuptuar një pjesë të tekstit,
por nuk di pse nuk i diskutoja fjalët edhe me Benin , që dinte më mirë.
Do kush të dëgjojë historinë time
Për një vajzë , e cila erdhi për mua?
Eshtë natyra e femrës që le lëndime
Por kurrë nuk do pendohem që e dua!
Ah vajzëëë…vajzëëë
Edhe pas shumë dëgjimesh, pak mundohesha të rrekja kuptimin
e vërtetë të tekstit, pasi në imagjinatën time vlente vetëm analogjia e tekstit
me vajzën, që njihja unë…Ah vajzëëë…
Ndoshta si një vetmbrojtje të pavetdijshme, truri vetë kishte krijuar
barriera pas vitit 1974, për të mos hyrë thellë në “idetë“ e të huajve?.. E
megjithatë, më mirë që nuk e kisha kuptuar që atë kohë cinizmin trishtues të këngës,
pasi nuk do kisha dashur të kisha qënë cinik në rininë e hershme…
Kur kujtoj gjithë herët që doja ta lija
Dhe vinte e qante me sytë përdhe
Më premtonte tokë e qiell dhe e besoja
Ka ndodhur kaq herë dhe s’di përse
Oh vajzëëë! Ah goceee!
Në tekstin e thjeshtë (për sot) kishte edhe ngjarje të
thjeshta, të cilat nuk ishin shumë të pranishme në marëdhëniet e adoleshentëve
të brezit tim. Shoqëria “macho”, i vinte vajzat e gjora në pozita më pak
kapri]ioze se bashkëmoshataret e tyre në Perëndim..
Eshtë tipi i vajzës,
Që ta dhjet kur je mes shokësh
Dhe ti ndjehesh si hajvan.
Kur i thua “sa bukur dukesh”,
Sillet sikur afërmendsh
“Kush nuk e di që jam!”
Oh vajzëëë! Ah goceee!
…sigurisht, që nuk kisha për ta duruar as unë dhe as shokët
e mij…Sidomos , kur ende nuk e dinim mirë se sa bukur ishte të ishe në një
shtrat me një vajzëëë…Oh vajzëëë!
I kishin thënë kur ishte e vogël
Që dhimbja kthehet në kënaqësi?
E ka kuptuar me mund?
I kanë treguar se burri në punë shuhet
Të ketë një ditë pushimi në shtëpi?
E beson ajo kur i del
xhani në fund?
Oh vajzëëë! Ah goceee!
Strofën e fundit, atë kohë duhet të ma kishte spjeguar më
mirë një i rritur. Sigurisht po të kishte ndodhur do pyesja veten “A mund të
dashurohem me një vajzë si kjo?”
Përgjigjen e kësaj pyetje nuk do mund ta gjej dot kurrë.
Ah girl! Girl!
No comments:
Post a Comment