Kriza e 7 javëve të fundit, më tepër se krizë e politikës
shqiptare, është kriza e thellë e shoqërisë shqiptare.
Ose më mirë, kriza e atij 40-50 %, që nuk shkon të votojë
dhe që nuk ka besim në asnjë parti.
I latë këta hajdutë, t’ju futnin duart nëpër xhepa, për më
shumë se 15 vjet, duke shpresuar se diçka e mirë do ndodhte. Mbase të huajt do
vinin dorë!
Dhe ndodhi, që ata nuk ndalen para asgjëje. Ashtu si lejuan
më ’95-’96, lulëzimin e firmave piramidale, për të qëndruar në pushtet, më
2015-16 lejuan lulëzimin e kanabisit, që duket se sjell para në ekonomi, por që
rrënimin ekonomik e ka me vete.
Dhe në këto muaj, kur duke “u therrur” ata dëshmojnë kundër
njëri tjetrit, ju përsëri nuk jeni në gjendje të mblidheni me njëri tjetrin dhe
të thoni:
-Cdo bëjmë për fëmijët
tanë? Në duart e këtyre do i lemë?
Demokracinë nuk mund ta sjellë as Lu dhe as gjithë ambasadorët
e tjerë.
Demokracia është pjesëmarrje, është votë, është solidarizim,
është organizim.
Eshtë dëshirë për të ëndërruar një të ardhme më të mirë për
veten dhe fëmijët.
Pas 26 viteve, nuk ka justifikim, që nuk e kini kuptuar.
Nuk doni ta kuptoni!
Eshtë më lehtë, që një nga një, tinzarisht, të përpiqeni se
si të përfitoni nga koniukturat, me të njohurit, që militojnë në tre partitë
hajdute dhe të mbeteni, sërish “dele të vetmuara”, që ju therrin lehtësisht në
therrtoren e përbashkët të tre kasapët.
Po humbisni sërish një vit të tërë nga jeta dhe një dhjetvjeçar
nga e ardhmja, duke mbajtur sehir se çdo bëjnë Rama, Meta
dhe Basha!
Të mjerë!
Të paralizuar nga një ide e rreme e pafuqisë!
Jini shumë më të fuqishëm se sa mendoni.
Por duhet të flisni me njëri tjetrin jo vetëm në kafene.
Cfarë do bëjmë?
Kjo duhet të jetë pyetja juaj, e cila nuk mund të pranojë përgjigje:
Do presim.
Jeta e çdo brezi nuk është
e pafundme!
Mos ja u lini në dorë
3 hajdutëve!
No comments:
Post a Comment