Sigurisht, që ai ishte President edhe gjatë 90 ditëve të
para, por jo vetëm që nuk po sillej në mënyrë presidenciale, duke sulmuar
brutalisht mediat, që e kundërshtonin dhe kundërshtarët e tij politikë, por
duke befasuar botën edhe me qëndrime në politikën e jashtme të Amerikës, shumë
më të ndryshme se të katër presidentëve paraardhës. Në to, dukej ndikimi shumë
i madh i këshilltarit të tij Stiv Benën, i konsideruar si një ideolog ultra i
djathtë. Në qarqet politike dhe të mediave të Uashingtonit, ky i fundit po
konsiderohej si presidenti në hije.
Për shkak të dështimit të disa masave ultra të djathta, si
Urdhëri Ekzekutiv për ndalimin e hyrjes në Amerikë të banorëve të 6 vendeve me
shumicë islamike, ndryshimi i ligjit për kujdesin shëndetsor sipas planit Obama
(Obamacare), fërkimeve brenda Shtëpisë së Bardhë si dhe rënies të vazhdueshme të
popullartitetit të tij në sondazhe, Tramp u detyrua të bëjë një kthesë rrënjësore
në politikat e tij.
Në fillim largoi Stiv Benën nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare,
vetëm pak javë, kur në një mënyrë aspak tradicionale e kishte futur dhe i dha
fuqi të plotë për çështjet e Sigurisë Kombëtare këshilltarit MekMastër, një gjeneral
me një emër shumë të mirë në të gjitha krahët e politikës amerikane.
Ndryshime rrënjësore pati edhe retorika ndaj Kinës dhe Rusisë,
e cila tashmë është shumë larg asaj të fushatës elektorale dhe shumë pranë qëndrimit
zyrtar amerikan të dhjetë viteve të fundit.
Të gjitha këto ndryshime, duke përfshirë edhe sulmin me
raketa ndaj bazës ajrore të Asadit, janë mirëpritur nga e gjithë pjesa e
moderuar e politikës dhe mediave amerikane.
Edhe pse m par nuk kishte shenja të ndryshimit të politikës
amerikane ndaj Tiranës, ndryshimet e qëndrimeve në politkën e jashtme të Tramp,
i japin fund edhe spekulimeve të mb[shtetjes së njërit apo tjetrit krah
politik. Edhe pse “njolla” e deklarimeve absurde të Ramës gjatë verës së
kaluar, nuk i është hequr kryeministrit dhe qeverisë aktuale, ka shumë mundësi,
që me një “lëvizje prej pehlivani”, (nga ato që nuk e ka vështirë t’i bëjë) Ed
Rama të sigurojë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, po e kapërcevi me sukses krizën
politike brenda vendit.
Por edhe pse po paraqitet më i moderuar, Tramp ende nuk ka bërë
ndonjë deklaratë, që të dëshmojë antipati ndaj udhëheqësve me prirje
“tiranike”. Ai ende nuk ka përgënjeshtruar deklaratat e simpatisë për stilin
drejtues të Putinit dhe Erdoganit, apo ato të mospërfilljes ndaj Merkelit,
Kamerun dhe Holland .
Për një udhëheqës të një vendi shumë të vogël (nëse Presidenti aktual ende
kujton se sa peshë ka Shqipëria në Ballkan) është më se e llogjikshme, që Tramp
të prefeojë një “tiran”, që do rrijë një kohë të gjatë në pushtet dhe i merr
vendimet vetë, se sa një politikan që ndjek vlerat më të mira demokratike.
Problemi është se Rama ka dëshmuar, që ka një dëshirë të
madhe për të qënë “tiran”, por jo guximin, që ta shprehë këtë dëshirë edhe në
arenën ndërkombëtare. Atje ,atij i pëlqen të shfaqet me petkun e një politikani
më se demokrat, tolerant dhe i hapur . Gjithashtu, ajo që i mungon Ramës për të
qënë plotësisht “tiran” është mungesa e vendosmërisë. Mosqasja e mirë ndaj krizës
së fundit, duke e lënë të thellohej, tërheqja nga marëveshja për asgjesimin e
armëve kimike të Sirisë, tolerimi në ekstrem i kultivimit të kanabisit, dëshmojnë
për “thyeshmëri” të tij.
Ndaj edhe pse i pëlqyeshëm për Gjermaninë dhe Francën, Rama është
ende larg të qënit i pëlqyeshëm për administratën e Tramp apo për vetë
Presdientin e SHBA.
A mundet , që për këtë t’i vlejë vetëm “dëshmia e tiranisë“
brenda Partisë Socialiste?
Zakonisht, kjo është një kusht i nevojshëm, por jo i
mjaftueshëm, për tu konsideruar mes “gjigandëve”, se bën pjesë në rradhët e “tiranëve” të vegjël.
“Detyra e parë e shtëpisë“ është të zgjidhë krizën politike
të Shqipërisë.
Pas saj mund të vazhdojë me një deklaratë, “se ç’fat i madh
për Botën Perëndimore, ishte zgjedhja si President e Donëld Tramp!”
Me hapa të ngjashëm mund të arrijë gradualisht në ëndrrën e
tij, për të qënë një “Putin” Ballkanit.
No comments:
Post a Comment