Nëse afron të 60-tat apo i ke kaluar dhe ke problem me testosteronin – futju politikës. Mundohu me bërryla e stërkëmbëza të dalësh sa më shpejt në krye dhe do shohësh se sa të zesh një karrike të rëndësishme, problemi i “mikut” tënd është zgjidhur.
Pak a shumë këtë konfirmoi sot edhe 68 vjeçari Kryetar i Bashkisë
së Torontos, i cili dha dorëheqjen se kishte patur gjatë pandemisë marëdhënie
me një këshilltaren e tij 31 vjeçare. U detyrua të jepte dorëheqjen sepse e
gjithë “afera” do dilte shumë shpejt në media dhe në vendet me demokraci të
zhvilluara mund të bësh “ljubjoçkë“ zyrave, por po qe se del në publik duhet të
japësh dorëheqjen. Më pas vazhdojnë “recetat” e të kërkuarit falje ndaj
familjes, elektoratit dhe bashkëpunëtorëve. Askush nuk ka kurajo të thotë, që është
faji i kolltukut, që më solli një rritje të papritur të testosteronit dhe i femrave
këshilltare me fund të shkurtër që vërtiten zyrave.
Xhon Tori nuk është as i pari dhe as i fundit pushtetar i lartë,
që kapet në marëdhënie me gra dhe vajza shumë më të reja në moshë. Skandale të
tilla ju kanë ndërprerë karrierën shumë politikanëve në Kanada dhe në Amerikë. Europa
është disi më tolerante ndaj shpërthimit testoronak tek funksionarët e lartë.
Edhe pse nuk ka studime të mirëfillta shkencore, kjo dukuri
ka qënë e njohur prej kohësh. Në kohën e komunizmit qarkullonte një barcaletë për
një axhustator të vjetër në moshë, një mekanikeje të re në moshë dhe drejtorit
të uzinës. Pak a shumë sillej rreth temës, që për “këto punë“ është drejtori,
ndaj Kolë axhustatori duhet të vazhdojë t’i japë limës.
Nuk kam qëllim as të bëj moral dhe as të gjykoj funksionarët
e lartë, që përfshihen në këto “skandale”. Pushteti krijon pështjellime të
papara në tru, që rritin vetbesimin, bëjnë të ndjehesh më i zgjuari dhe më i pashmi,
thuajse një “gjysëm-perëndi” ndaj dhe mund të shkasësh në marëdhënie me
vajza, gjyshërit e të cilave i ke
moshatarë. Dhe nuk ndjehesh qesharak, por mendon se e meriton atë marëdhënie. Nuk
ju ndodh kjo të moshuarve që pastrojnë zyrat, aq më pak atyre që dergjen me orë
të tëra më këmbë para një makine në fabrikë, madje as inxhinierëve të moshuar,
që “nxjerrin sytë“ para kompjuterit. Një pjesë e mirë e tyre ankohen për rënie
të testosteronit dhe nuk bien në ngasje, por vazhdojnë jetën e tyre monotone
duke parë tv, dalëe për darkë një herë në javë me gruan dhe seks një herë në
dhjetë ditë.
A duhet shoqëria të shqetësohet nga këto “skandale”?
Mendoj se janë pjesë e shumë anomalive të tjera, që kanë
sistemet shoqërore që njohim. Të paktën këto sjellin një shërbim mjekësor për
disa të moshuar që kanë rënie të potencës të tyre seksuale.
No comments:
Post a Comment