Ndryshimi i një zanoreje të vetme, dikur në thellësitë e shekujve, i ka ndryshuar kuptimin një feste shumë të hershme pagane të vendit tonë, festë që mund të jetë edhe më e vjetra në Europë. Eshtë fjala për 1 marsin, të cilin të gjithë e festojmë si Dita, që shënon fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Një festë vërtet domethënëse, por që sipas një grupi studiuesish seriozë, ku përfshihen edhe Alfred Cako dhe poetesha Rita Petro, festa pagane dhe ritet e saj nuk i janë kushtuar ndryshimit të stinëve, por fertilitetit njerëzor.
Ndër argumentat kryesore janë ata gjuhësorë, kalendarikë dhe
të ritualistikës.
Fjala “vera” si stina më e ngrohtë e vitit, është shumë e
vonë në gjuhën shqipe dhe e huajtur nga latineja “primavera”, kur tashmë është
e dokumentuar se festa pagane, në anët tona, kremtohej të paktën 5-6 mijë vjet
më parë.
Gjithshtu pellasgët kanë qënë shumë të përparuar në çështjet
e astronomisë dhe të cikleve kohore. Ata njihnin mirë ekuinokset dhe solsticeve
dhe nuk kishte asnjë arsye, që të caktonin festimin e ndryshimit të stinëve tre
javë para ekuinoksit pranveror.
Sipas studiuesve, ndryshimi i emrit dhe i karakterit të festës
është bërë nga pushtuesit e huaj, të cilët sollën fenë krishtere, që nga qëndrimi
ndaj seksologjisë ishte shumë më konservatore se fetë pagane. Pellasgët jo vetëm
ishin krenarë për të kremtuar aftësitë e tyre pllenore, por kishin edhe njohuri
të përparuara, të cilat shkenca moderne i ka njohur vetëm në vitet e fundit. Ditën e parë të marsit, në trevat shqiptare,
ndodh fillimi i rritjes së testosteronit në meshkujt, një dukuri kjo që zgjat në
muajt mars, prill dhe maj.
Edhe ritet e festimit përkojnë me karakterin tepër seksual të
festës. Ato fillojnë gjatë natës së para 1 marsit pranë zjarreve dhe vazhdojnë
deri pas mesnate. Interesant është riti i kërcimit mbi zjarret, të cilin një
mjek higjenolog i grupit studimor, e shpjegon si rit pastrimi para çiftimit. Në
fund të të shkurtit ujërat ishin shpesh të ngrira dhe metoda më e efektshme
ishte kërcimi mbi zjarre dhe përcëllimi përfundimtar, i “morrave, pleshtave dhe
mikrobeve”. Dhe dihet mirë se ç’lloj veshjesh mbanin paganët pellasgë të mijëra
viteve më parë.
Po kulaçi dhe fiqtë e thatë?
E kujt nuk i ka shijuar një kombinim i tillë, pas një nate të
gjatë plot dashuri!
No comments:
Post a Comment