Saturday, 16 January 2021

Evi Kokalari mos harro Musinenë!


Vetëm para disa ditësh mësova se ishte një “Evi Kokalari” (sounds like an Albanian name- më shkrojti ime bijë)dhe dëgjova një pjesë të një interviste televizive, që i jepte rrjetit OAN, edhe ky i panjohur për mua.

Me siguri e njohin mirë në Shqipëri se në një intervistë, që pashë në youtube, I spjegonte publikut shqiptar se sa i mirë, i dashur dhe i thjeshtë është Donald Trump, “të cilin e ka takuar disa herë“. (Po njëlloj jepnin intervista dikur ata që kishin takuar disa herë sho Enver.)

Evi duhet të jetë nga Kokalarët e Gjirokastr]s, një familje shumë e njohur dhe e pasur, që u persekutua mizorisht nga Enver Hoxha, sepse duhet të kishte edhe një mllef të patreguar personal ndaj tyre. Ka një agjensi imobiliare në Nju Jork, pra është di]ka midis bussines woman dhe sales person. (Pa dashur të fyej agjentët imobilarë kudo në botë, shpesh më kujtohet acarimi i arkitektes polake Lusinka, të cilës në banjot e zyrave, i ishte hapur biseda rreth tregut të shtëpive nga një agjente këmbëngulëse. Ne duke qeshur i thamë - Lusinka na trembe, thamë se mos të violentoj njeri në banjë! –Agjentët imobiliarënuk kanë seks!- tha gjithë inat polakja dhe ne të gjithë u shkrimë së qeshuri.)

Që Evi të jet[ mbështetëse e zjarrtë e “The Donald” është jo vetëm e drejta e saj, por është edhe shumë e logjikshme. Eshtë republikane e regjistruar, vjen nga një vend me të kaluar komuniste dhe familja e saj ka qënë shumë e përndjekur në Shqipëri. Tek Trump ajo sheh të kundërtën e ]do gjëje, që ka parë në Shqipëri para viteve ’90. Lirinë e fjalës, lirinë e biznesit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e lirive fetare, uljen e rolit të qeverisë dhe shtetit në jetën e njerëzve, përkrahjen e demokracisë kudo në botë, e të tjera.

Po a është në të vërtetë “The Donald” për lirinë e fjalës dhe informacionit, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përkrahjen e demokracisë kudo në botë?

Me fjalë po, por jo me veprime.

Ka 5-6 vjet që Trump shpif ndaj të gjitha mediave, që shkruajnë kundër tij, ose ato që nuk i pëlqejnë duke i quajtur “fake news” dhe “people’s enemy”. Tek përkrahësit e tij është ngjallur një urrejtje e madhe ndaj gazetave dhe televizioneve më serioze amerikane. Ju ngjan shumë Diktatorëve në këtë fushë.

Në 4 vitet e Presidencës së tij, ai nxorri dhjetra urdhra ekzekutivë, nga ndalimi i vizave për shumë vende myslimane, kufizimi i kërkesave për azil të emigrantëve nga Amerika Latine, ndalimi i fondeve për të lehtësuar abortet dhe deri në ngritja e murit me Meksikën. T[ gjitha shkelje t[ hapura t[ t[ Drejtave t[ Njeriut. Të gjitha veprime që merren nga regjime autoritariste dhe diktatoriale.

Trump si kurrë ndonjëherë në historinë amerikane nuk përkrahu revoltat e kinezëve të Hong-Kongut për të ruajtur demokracinë e territorit të tyre, përkrahu pa asnjë kusht Putinin, Erdoganin, Princin Saudit  Bin Salman dhe deri në komunistin Kim Xhong Un. Vetëm ata që aspirojnë të bëhen Diktatorë veprojnë kështu.

Trump ka edhe shumë e shumë “kusure” të tjera, të cilat e afrojnë me Diktatorët e Majtë dhe të Djathtë, të cilët i urrente aq shumë Musine Kokalari.

Sigurisht, Musineja ishte shkencëtare dhe jo agjente imobiliare si Eva Kokalari(pa dashur të fyej përfaqësuesit e këtij profesioni kudo në botë). Dhe ajo që është më shumë për të ardhur keq, në Amerikë, mes komunitetit shqiptar nuk janë vetëm njerëzit e këtij profesioni (përgjithësisht të paskrupullt), por edhe shumë të tjerë, edhe me profesione të nderuara, që mbështesin “gënjeshtrën e madhe” Donald Trump. Njoh edhe ish-antarë partie, ish sekretarë organizatash rinie, ish sindikalistë, që tek Trump dhe parimet e tij (të mungesës së parimeve) kanë gjetur frymëzim, për të zhbërë gjithshka që ka bërë presidenti me ngjyrë Barak Obama.

Evi Kokalari ka shitur më shumë shtëpi gjatë kohës që ka mbështetur hapur Presidentin në largim. Organizoi për të edhe një ceremoni të Inagurimit si President i vërtetë, që pritet të zhvillohet virtualisht më 20 janar. Thotë se do hedhë në gjyq facebook dhe rrjetet e tjera se i kanë bllokuar llogarinë, gjë që sipas saj është ]ensurë. Edhe pse luftëtare e zjarrtë e ekonomisë së tregut, Evi harron që mediat sociale janë prona të privatëve dhe si të tilla ju mjafton të respektojnë akt-marëveshjet me përdoruesit. Por të gjitha këto ajo shtiret se nuk i di.

Evit i duhet reklamë për të shitur sa më shumë dhe reklamë më të mirë se “të hidhesh në zjarr” për “The Donald” nuk ka! Të ndjekin pas shumë klientë, ndërtues, developer dhe arkitektë.

Musineja ende vuan atje ku ka rënë, se kjo botë vazhdon të l[ngojë nën Diktatorët, që mbështeten nga Evi me kompani.

 

No comments:

Post a Comment