Nuk e mendoja , që Universiteti “Fan Noli” do bëhej sërish pikënisje e një shkrimi, e për më tepër e një shkrimi që lidhet me “kodoshët”. Ndoshta ndodh se “Urata”, edhe atje lart, ka ende një ndjenjë shumë të hollë humori, ose se bota ime “universitare” lidhet vetëm e vetëm me Politeknikun e Tiranës dhe “Fan Nolin” e Korçës.
Personazhi kryesor i këtij shkrimi është një “kodoshkë“ në
kuptimin më të pastër dhe fillestar të kësaj fjale. Karakteristikat e saj më
kujtojnë Heidi Fleiss, të famshmen “Madama e Hollivudit”. Inteligjente, e përpiktë,
diskrete, “kodoshka” jonë kishte një rreth të konsoliduar studentesh, që kur
ishte vetë studente konviktore në universitetin e qytetit tone. I përdorte për
fitime personale, duke ofruar shërbime seksuale tek burrat “e ndezur”, që nuk
mungojnë në asnjë vend e në asnjë kohë. Sigurisht që “transaksionet” nuk mund të
ishin kurrën e kurrës në nivelet e Hollivudit, bile ishin shumë më të ulta edhe
se sa ndryshimi, që ka Korça me Hollivudin. Bëhej fjalë për dymijë lek të reja
për çdo “shërbim”, të cilat kodoshka jonë i administronte në mënyrë të
ndershme, të drejtë dhe sipas meritave,(sa mund të trajtohen ndershmërisht,
drejtësisht dhe mbi bazë meritash paratë e prostitucionit). Në fund të fundit të
gjithë ishin të kënaqur – myshterinjtë e moshave të ndryshme, studentet që mund
të shpenzonin pak më shumë për “çanta e këpucë“, dhe doemos “inteligjentja administratore”.
Nuk mund të them se sa i kënaqur ishte vetë Universiteti, por ndoshta përderisa
të gjithë ishin “të knoq” nuk shoh ndonjë arsye, që stafin universitar ta shqetësonte
ndonjë “thashethem” rreth ekzistencës të këtij “rrethi kurvëror”. A kishte mes
pedagogëve klientë, për këtë nuk mund ta ve dorën në zjarr, se në fund të
fundit edhe ata “prej gjaku” janë dhe ai i shkretë kur kalon pikën e vlimit të
bën të të erren sytë dhe nuk pyet nëse je akademik apo akademak!
Heidi Fleiss përfundoi në burg. U dënua 7 vjet, por i qëndroi
“besnike” biznesit dhe klientëve. Nuk dha emra. Më vonë bëri karrierë edhe në televizion
dhe tani ndoshta shijon diku në Amerikë frytet e karierës së saj “kodoshare”
dhe “jokodoshare”. Në një intervistë të para shumë vitëve tregonte për përvojën
e saj të të hidhur prapa hekurave, por ishte e ndërgjegjshme se ishte një çmim
që duhet ta paguante për riskun, që kishte ndërmarrë.
Për fat të mirë, kodoshka jonë pati një të ardhme më të
ndritur. Pas përfundimit të Universitetit, si rrjedhojë e rezultateve shumë të
larta në mësime, u emërua pedagoge në të njëjtin Universitet. Nuk besoj të ketë
shënuar në CV-në e saj përvojën manaxheriale, se ndoshta pat studiuar edhe degën
e manaxhimit, por të gjitha këto janë spekulimet e mija, se nuk më ka rënë në
dorë as CV e saj dhe nuk jam interesuar se cilës fushë të shkencave shoqërore i
ishte kushtuar.
Tani në dorën e saj është (duke përdorur një shprehje bajate
të Diktaturës) edukimi i brezit të ri. A mund të ketë ndryshuar? A kanë patur
njohuri dekanët dhe rektorët rreth veprimtarisë së saj ilegale? Këto janë
pyetje të llogjikshme dhe mund të kenë përgjigje të ndryshme. Njerëzit
ndryshojnë dhe edhe pendohen.
Po ç’ndodh në Universitetet tona, ku studentet e shkreta kanë
probleme financiare dhe me lehtësi bien pre e kodoshëve dhe kodoshkave? Apo
duhet të përgjigjemi se cilido është i lirë të bëjë ç’të dojë me trupin e tij
dhe Rektorati nuk mund të ndërhyjë?
Jo të dashur Rektorë dhe Dekanë kodoshë.
Ka shumë të bëjë me JU! Edhe nëse nuk mund ta ndalni plotësisht
këtë dukuri, mund të bëni shumë duke e kufizuar. Nëse kini në shpirt dhe mendje
dy fije morali!
No comments:
Post a Comment